17.3 C
Pristina
E hënë, 12 Maj, 2025

“E goditi tri herë tokën, më pas kokën” detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:20 në Prizren, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

‘’Në stacion policor janë paraqitur, dy persona meshkuj kosovarë dhe të ata kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre. Dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë’’, thuhet në raport.

Më tej është bërë e ditur se njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

‘’Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet ndërkaq.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME:

Si i shpëtoi Rina vdekjes, mësohen detaje të reja

 

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here