E rëndë/ Benita ia përmend nënën e ndjerë Elijonës: S’e ki mamin këtu

Tensionet janë ndezur që në ditët e para të edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova 4, i cili nisi të hënën.

Vëmendja kryesore është përqendruar te banorja më e re, 18-vjeçarja Elijona Binakaj, e cila mbart një histori personale tronditëse të humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik.

Gjatë natës së mbrëmshme, Elijona është gjetur nën presion të vazhdueshëm nga banoret Alba dhe Benita.

Kulmi i situatës ishte një koment i Benitës drejtuar Elijonës. Në një moment tensioni, Benita u dëgjua t’i thoshte:

“Nuk e ka mamin këtu për ta mbrojtur.”