div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-16819 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E rëndë: Humb jetën tragjikisht një 39-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shalë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me skuter, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Blerim Mejzinolli, i cili dyshohet se ka pësuar aksident fatal pranë shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar fillimisht në Stacionin Policor në Drenas, ndërsa personi i pajetë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Komoran, ku mjeku kujdestar, ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësiti i trafikut rajonal është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, thonë burimet e Sinjalit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se viktima ishte duke drejtuar një skuter, kur për arsye ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Në vendin e ngjarjes janë marrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe me urdhër të prokurorit, pritet të kryhen procedurat përkatëse për hetimin e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *