div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-27962 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
E tmerrshme: Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 24.11.2025 rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

Pas aktit të dhunës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe, në drejtim të panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti po trajtohet si dhunë e rëndë në familje dhe përpjekje serioze për lëndim të rëndë trupor, ndërsa Sinjali do përpiqet të marrë detaje shtesë gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *