23 C
Pristina
E premte, 20 Qershor, 2025

E trishtë: Humb jetën në një aksident trafiku në Itali shqiptari

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 18 qershor 2025, në rrugën Pisanello, ku një përplasje mes një veture dhe një motoçiklete rezultoi fatale për 46-vjeçarin me origjinë shqiptare, Leonard Uruci.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:00, motoçikleta udhëtonte në rrugën Osoppo drejt piazzale Siena, ndërsa makina vinte nga rruga Rembrandt.

Në kryqëzimin me rrugën Pisanello, shoferi dyshohet se ka kryer kthesë djathtas pa i dhënë përparësi motoçikletës, e cila sapo kishte kaluar piazzale Velasquez, duke shkaktuar aksidentin.

Leonard Uruci, i cili kishte mbushur 46 vjeçar më 23 shkurt, u transportua nga ekipet e emergjencës së Areu dhe u dërgua në gjendje kritike në spitalin Niguarda, ku ndërroi jetë pak më vonë.

Shoferi i makinës, një italian 37-vjeçar nga Milano, u ndal për të dhënë deklaratën dhe i është bërë testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, raporton euronews.al.

Hetuesit lokalë po vazhdojnë punën për të rikonstruktuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa prokurori ka urdhëruar autopsinë dhe sekuestrimin e automjeteve.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here