100 euro do të kushtojë një biletë në zonën VIP të stadiumit “Fadil Vokrri” për të parë nga afër Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Të premten, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ka nisur shitja e biletave për ndeshje kualifikuese mes Kosovës e Suedisë.
Në njoftimin e FFK-së bien në sy ndryshimet në çmimoren e biletave.
Federata ka vendosur që të shtrenjtojë çmimet e biletave për 100% në disa zona.
Në sektorin e anës veriore dhe jugore të stadiumit “Fadil Vokrri” janë rritur dyfish. Nga 5 euro, një biletë në këto zonë tashmë do të kushtojë 10 euro.
Bileta në lindje do të kushtojë 20 euro nga 10 sa ka kushtuar në ndeshjet e kaluara, ndërkaq për ta parë një ndeshje nga perëndimi duhet të paguhet 30 euro.
Bileta më e shtrenjtë mbetet ajo në sektorin VIP, ku për të siguruar një ulëse në këtë zonë duhet të paguhet 100 euro.
FFK-ja ka ndjekur një praktikë të gabuar duke vendosur çmime standarde për të gjitha ndeshje pa marrë parasysh kundërshtarin apo kompeticionin.
Ndeshja mes Kosovës e Suedisë është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit të 2026 do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shitja e biletave do të bëhet online në https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.
Kosova bën pjesë në Grupin B së bashku me Slloveninë, Suedinë dhe Zvicrën.