10 C
Pristina
E martë, 7 Tetor, 2025

Edhe këtë vit subvencionohet rryma për këto familje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se bashkë me stinën e dimrit rikthehet edhe Programi për Subvencionimin e Faturave të Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme, i cili u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas ministrit, familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë, përveç në rastet kur kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike.

Ky program mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro në muaj për çdo anëtar, dhe që posedojnë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro.

Subvencionimi zbatohet për faturat e periudhës tetor-mars dhe paguhet drejtpërdrejt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra, në muajin pasues.

Ministri Murati njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të publikohen detaje lidhur me aplikimet e reja dhe/apo ndryshimet në orëmatës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here