Koalicioni për Familjen, i udhëhequr nga Eman Rrahmani, ish-deputet i Vetëvendosjes, nesër merr vendim përfundimtar për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka thënë vetë ai.
“Jemi duke diskutuar, besoj që deri nesër marrim vendim për angazhimin tonë se ku ka me qenë pozicioni ynë në bashkëpunime,” u shpreh Rrahmani.
Ai tha se koalicioni mbetet i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt, por se nuk do të ketë asnjë lloj shkrirjeje politike.
“Koalicion mund të ketë me secilin subjekt që bashkëpunojmë, nuk ka shkrirje. Ne e kemi identitetin tonë dhe angazhimin tonë, pra nuk ka shkrirje me asnjë subjekt politik,” deklaroi ai për “Front Online”.





