Ende pa u bërë një muaj nga vdekja e Shpat Kasapit, Selvija ndërmerr këtë hap prekës
Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë sot një postim prekës në rrjetet sociale, teksa është nisur drejt Italisë e shoqëruar vetëm nga djali i tyre, Roeli.
Përmes një fotoje në “Instastory”, ku shfaqen biletat e avionit me destinacion Milanon për datën e sotme, 14 Dhjetor, ajo ka ndarë dhimbjen e mungesës së bashkëshortit.
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan Selvija, duke e shoqëruar imazhin me këngën e Shpatit, “Kujtime m’ke lan”.
Ky udhëtim mbart një peshë të rëndë emocionale për familjen.
Vetëm më pak se një muaj më parë, Shpat Kasapi ndërroi jetë tragjikisht pikërisht në Itali, aty ku dha dhe frymën e fundit.
Mësohet se çifti kishte udhëtuar drejt shtetit fqinj për një arsye madhore: kryerjen e vizitave dhe trajtimeve të specializuara për djalin e tyre, lidhur me problemet në të folur.
Nisja e sotme e Selvijes tregon se ajo ka zgjedhur të vazhdojë betejën për shëndetin e djalit, duke u rikthyer në vendin ku humbi bashkëshortin, për të çuar deri në fund misionin prindëror që kishin nisur së bashku. /Prive By Liberta Spahiu

