Një video që po qarkullon gjerësisht në internet tregon momentin kur një grua rrëzohet nga era e fortë në Zelandën e Re.

Sipas mediave lokale, vendi është përfshirë kohët e fundit nga erëra jashtëzakonisht të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar edhe incidente të ngjashme me atë që shihet në videon virale.

Në pamje, gruaja shihet teksa era e shtyn drejt rrugës ku kalojnë makinat, derisa humb kontrollin dhe bie në asfalt. Fatmirësisht, në ato momente nuk po kalonte asnjë automjet, ndërsa shoferët që ishin pranë vendngjarjes ndaluan menjëherë.

Era është aq e fuqishme sa që në video shihen semaforët dhe pemët duke u lëkundur fort, ndërsa kalimtarët mezi arrijnë të qëndrojnë në këmbë. Vajza që shihet në video nuk ka pësuar lëndime të rënda.