27.7 C
Pristina
E hënë, 7 Korrik, 2025

“Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në komunën e Lipjanit, ku një 27-vjeçar, Agon Zejnullahu, ka ndërruar jetë pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Për GazetaDemos njëra nga mjeket e emergjencës ka përshkruar momentin kur ekipi i saj arriti në vendngjarje:

“Mbrëmë e kemi pasë një thirrje nga stacioni policor, ora ka qenë 12 pas mesnate. Na thanë se janë disa persona të dehur. Kur arritëm, e pamë që njëri prej tyre ishte pa shenja jete, i shtrirë afër një polici. Ishte ende i prangosur. Kërkuam që t’i hiqen prangat sepse ishte pa ndjenja, por ndihma e parë nuk pati sukses. Njoftuam policinë që duhet të lajmërohet forenzika.”

Sipas saj, nuk ishte informuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo të vdekur.

Pamje nga rasti: Momenti i arrestimi

Gazeta Demos ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të Zejnullahut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Demos se personi i ndjerë dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ishte sjellë në mënyrë të rrezikshme për sigurinë publike.

Ngjarja tashmë është nën hetim nga organet përkatëse, ndërsa pritet edhe raporti përfundimtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here