div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-28955 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Familja e Shpatit reagon sërish

Familja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka shprehur mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen dhe ngushëllimet e pranuara pas humbjes së tij të rëndë. Në një reagim publik, ata falënderuan familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët e muzikës që u bënë krah në ditët më të vështira.

“Faleminderit nga zemra secilit për respektin, lutjet dhe praninë tuaj. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe mirënjohje,” shprehet familja në mesazhin e tyre.

Ata theksojnë se ikja e Shpatit në amshim përbën një humbje të madhe jo vetëm për ta si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe publikun që e ka dashur muzikën e tij ndër vite.

“Jeta është e tillë — sot jemi, nesër mund të mos jemi — e prandaj kujtimet e bukura mbeten pasuria që nuk shuhet kurrë,” shkruajnë më tej.

Në fund, familja Kasapi shprehet se buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ta, duke falënderuar të gjithë ata që nderuan figurën e këngëtarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *