Pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti e ka cilësuar këtë si rezultatin më të mirë që Kosova ka arritur ndonjëherë kundër Suedisë dhe si një ndër fitoret më të rëndësishme pas asaj ndaj Zvicrës.
“Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën. Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.
Kombëtarja e Kosovës tani pozicionohet e dyta në grupin kualifikues, duke shtuar gjasat për një kualifikim historik në Kampionatin Botëror.