-0.3 C
Pristina
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Foda deklarohet pas pezullimit të ndeshjës, tregon çfarë ndodhi…

Foda u shpreh se unanimisht me lojtarët vendosën të mos jenë vazhdojnë ndeshjen, sidomos për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste karshi tyre, shkruan IndeksOnline.

Përpara mediave, Foda u shpreh se shpreson të UEFA të ndërmarrë hapat e duhur dhe që kjo që ndodhi sonte të mos përsëritet më.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës shtoi se futbollistët tanë luajtën mirë, bënë lojë fantastike dhe për këtë gjë i vjen keq që u desh të mbyllet ndeshja kësisoj.

“Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e një ndeshjeje të tillë. Në fakt në këtë ndeshje nuk pati respekt, pati racizëm dhe fyerje… nuk do të marrim pjesë në një ndeshje ku nuk ka respekt, por vetëm fyerje racore ndaj kombëtares të cilën ne përfaqësojmë.

Është shumë e rëndësishme që çdokush të shfaqet fer si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Para ndeshjes iu kam thënë futbollistëve që sonte duhet të tregojmë se si luhet futboll dhe këtë mendoj që e kemi bërë në mënyrë të shkëlqyer. Fatkeqësisht humbi respekti. Dhe për këtë arsye fillimisht vendosëm të largoheshim nga fusha. Kemi biseduar me të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e tjerë të organizuesve të ndeshjes, për t’u kthyer në fushë.

Por, problemi është që situata në stadium nuk ndryshoi. Prandaj vendosëm të gjithë bashkë të mos kthehemi në fushë dhe të mos e vazhdojmë këtë ndeshje. Më vjen keq për këtë, sepse ne kemi bërë lojë fantastike sot, të shkëlqyeshme. Por çdokush duhet të kuptojë dhe respektojë faktin që ne jemi Kosova. Shpresoj që UEFA të ndërmarrë hapat e duhur, që ajo çka ndodhi sonte këtu, të mos ndodhë prapë”, deklaroi Foda.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here