9.7 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025

Forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza pas urdhrit të Trump

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të kreut të shtëpisë së Bardhë,  duke pranuar lirimin e pengjeve dhe negociatat mbi pika të tjera.

Trump vlerësoi përgjigjen dhe i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë bombardimet e Gazës. Në një mesazh video, kreu i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi momentin si një ditë të veçantë dhe të pashembullt dhe afër paqes në Lindjen e Mesme.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra. Dua të falënderoj vendet që ndihmuan: Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordaninë dhe shumë të tjera. Kaq shumë njerëz kanë luftuar kaq shumë. Është një ditë e mrekullueshme. Do të shohim se si do të përfundojë. Duhet ta themi fjalën e fundit për këtë dhe ta bëjmë të ndodhë. Mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi te prindërit e tyre”, tha Trump.

Pas kësaj, brenda natës, zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dha dritën jeshile për të zbatuar fazën e parë të planit 20-pikësh të presidentit amerikan. Sipas agjencisë izraelite të lajmeve N12, Tel Avivi iu bind deklaratës së Trump dhe që nga mëngjesi i sotëm, sulmet e IDF në të gjithë Rripin e Gazës janë pezulluar.

Por ky raport, është mohuar nga mbrojtja civile e Gazës, e cila pretendon se Izraeli kreu dhjetëra sulme ajrore dhe bombardime artilerie në Rrip gjatë natës, pavarësisht apelit të Trump. (A2 Televizion)

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here