Gani Geci: Shpejtim Pijandura, argati i Albin Komunistit, hoqi fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit nga sheshi në Podujevë
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, ka reaguar duke thënë se Shpejtim Bulliqi, kryetari i Komunës së Podujevës, ka larguar fotografitë e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Gecit.
Geci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka hedhur akuza në drejtim të Bulliqit, duke e quajtur “pijandurë” dhe “argat të Albin Komunistit”.
“Sot në Podujevë, Shpëtim Pijandura, argat i Albin Komunistit, i ka thirrur inspektoriatin e komunës dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Ibrahim Rugovës dhe Fadil Gecit nga sheshi Ali Ajeti në Podujevë”, deklaroi Geci.
“Unë, Gani Geci, i bëj thirrje Albin Kurtit dhe Shpëtim Pijanecit dhe të gjithë sojmenëve të tyre që të mos mundohen ta pengojnë LDK-në në Llap, sepse LDK-në nuk ka mundur ta pengojë as UDB-ja, as SHIK-u, e s’kanë me mujt as Cërnagorja as Greqia”, shtoi më tej ai.
“Sot aty kan qenë djemt dhe nipat tonë por ,tash e tutje une do të jem çdo ditë në sheshin Zahir Pajaziti dhe Ali Ajeti te Podujevës. Thirrne Albin Komunistin me ato njësitë shtetërore që i përdor kundër popullatës civile, sepse unë, së bashku me Ekrem Hysenin dhe Agim Veliun, do të jem aty”, përmbyll shkrimin Geci.
