div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-12129 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Gazetarja plas “bombën”: Gjesti ka qenë i martuar para…

Gazetarja Klotilda Harka ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka diskutuar për disa nga lajmet më të bujshme lidhur me banorët e “Big Brother VIP 4”.

Ajo pati një deklaratë shumë të fortë për Gjestin ku nuk ngurroi të shprehë mendimin e saj mbi veprimet dhe sjelljen e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave të këtij formati.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Gjesti iu drejtua Eglit se jashtë shtëpisë ka një grua tjetër dhe Klotilda e ka konfirmuar se Gjesti përpara se t hynte në “BBV” ka qenë i martuar.

A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?

 

“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.

Gjesti i tha: “Largohu se kam grua jashtë”. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *