17.3 C
Pristina
E enjte, 18 Shtator, 2025

Gjetja e armëve në Veri – Hisen Berisha dyshon për skenar nga Sveçla e Elberti: ‘Lojëra mashtruesish’

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në një rimorkio në Zveçan janë gjetur pajisje ushtarake që dyshohet se lidhen me rastin e Banjskës. Sipas raportit zyrtar, në orët e paradites së 18 shtatorit, njësia e hetimeve ka hasur në dy thasë ku ishin uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje të tjera ushtarake.

Nga materiali i konfiskuar përfshihen:

  • 1 uniformë ushtarake kamufluese,
  • 5 karikatorë me gjithsej 132 fishekë të AK-47,
  • 5 fotrolla për mbajtje të karikatorëve,
  • 4 palë pantallona dhe 4 xhaketa ushtarake,
  • 3 fotrolla të radiolidhjeve,
  • 1 antiplumb,
  • 2 rripa ushtarakë,
  • 1 jelek taktik, 1 çantë taktike, 1 helmetë e gjelbër, 1 kapelë dhe një dritë rrotative.

Policia thekson se të gjitha provat janë dërguar për procedura të mëtejshme dhe se Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Aktualisht, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa dyshohet se pajisjet i përkasin një të kërkuari lidhur me ngjarjen e Banjskës.

Por ky rast ka ngjallur reagime dhe dyshime në opinionin publik. Deputeti Hisen Berisha, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka thënë se deklaratat e zyrtarëve të sigurisë nuk përputhen me realitetin.

“Qudi, me pas atje ende armë e grupe – sipas sherifëve Sveçla e Elberti, atje i kanë zhbërë të gjitha grupet. Apo këto janë skenarë me porosi për ta mbajtur në mashtrimin se po vepron shteti. Lojra fëmijësh – mashtruesish”, ka shkruar Berisha në komentin e tij nën lajmin e publikuar nga Gazeta Imazhi.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here