Glauk Konjufca rikthehet në debat televiziv, sonte në këtë televizion
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, do të jetë sonte i ftuar ekskluziv në emisionin Pressing, që transmetohet nga ora 21:00 në televizionin T7.
Në intervistën e tij, Konjufca do të flasë kryesisht për zgjedhjet e 28 dhjetorit, pritjet e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor, si dhe për vlerësimet e brendshme të partisë lidhur me mbështetjen qytetare. Ai pritet të shpalosë qëndrimet e LVV-së për klimën politike para zgjedhjeve dhe objektivat që kjo parti synon të arrijë në ditën e votimit.
Intervista e tij vjen në një moment vendimtar për skenën politike në Kosovë, ku zgjedhjet e ardhshme po shihen si përcaktuese për drejtimin politik dhe qeverisës të vendit.
Në pjesën e dytë të emisionit, deklaratat e Konjufcës dhe zhvillimet politike do të analizohen në panel nga Dukagjin Gorani, Valon Syla, Ilir Mirena dhe Dibran Hoxha, të cilët do të ofrojnë perspektivat e tyre mbi pritjet zgjedhore dhe raportet e forcave politike.
Emisioni Pressing transmetohet sonte nga ora 21:00, në T7.
