Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli ishte i ftuar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Kasapolli foli rreth organizimit të Kampionatit Europian U21 të Shqipërisë me Serbinë në vitin 2027, shkruan “Gazeta Express”.
LEXO EDHE:
- “Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”
- Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova
Ai e lexoi një letër të sekretarit gjeneral të Federatës Gjermane të Futbollit në atë kohë, Horz Rudolf Schmidt, i cili, sipas gazetarit me përvojë, iu kishte thënë se kundërshtar më të fortë për pranimin në UEFA e në FIFA Kosova e kishte Tiranën, e jo Beogradin.
Gjithashtu, Kasapolli u shpreh përsëri i bindur se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA.
Për ta parë emisionin Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë.