Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë sot pranë një qendre votimi, ku është përfshirë në një debat me një zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sveçla ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e zyrtarit të LDK-së, duke e akuzuar për shkelje të ligjit zgjedhor.
“Nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet. Rreth shkollës nuk lejohet”, dëgjohet duke thënë Sveçla në video.
Në përgjigje, zyrtari i LDK-së i është drejtuar me fjalët “Ti me më fotografu mu nuk lejohet”, raporton Paparaci.
Sveçla i është kundërpërgjigjur “Hajde ndalëm”, ndërsa zyrtari ka përfunduar debatin me fjalët “Shihemi në gjykatë, xheloz”.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar:
“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”
Së bashku me statusin, ai ka publikuar edhe fotografitë e incidentit.




