8.7 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025

Haradinaj e ofendon Kurtin që nuk mori pjesë në protestë: Mi i vogël, po bën përçarje

Ish-luftëtari i UÇK-së kritikon ashpër kryeministrin e Kosovës dhe vlerëson rolin e Edi Ramës për Kosovën: “Ka bërë 100 herë më shumë për kosovarët.”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që u mbajt pasditën e së premtes në Tiranë.

Gjatë një prononcimi për emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Haradinaj akuzoi Kurtin se po krijon përçarje mes shqiptarëve, në një kohë kur, sipas tij, kombi duhet të jetë më i bashkuar se kurrë.

“E kam me debatin me atë njeri që vuan për karrierë dhe për tituj, që në fakt është një egoist në vetvete, sepse nuk ishte as momenti dhe as koha e duhur që ai njeri të krijojë përçarje. Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se ka bërë kosovarët. Edi Rama e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai mi i vogël, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajteve që kanë bërë qytetarët për të mbërrijë ai në frontin që gëzon sot”, tha Haradinaj.

Ai e quajti Kurtin “të papërgjegjshëm ndaj sakrificës së qytetarëve”, duke shtuar se kryeministri po vepron për interes personal e jo kombëtar.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj vlerësoi kontributin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Kosovën, duke thënë se Rama ka bërë shumë më tepër se vetë udhëheqësit kosovarë.

“Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se kanë bërë kosovarët. Ai e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai më i vogli, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajtjeve që kanë bërë qytetarët për ta sjellë në pozitën që gëzon sot”, u shpreh Haradinaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të mos bien pre e atyre që kërkojnë përçarje. Ai theksoi se motoja “Liria ka emër” duhet të jetë frymëzimi i çdo proteste dhe bashkimi mbarëkombëtar.

“Qytetarët të jenë sa më unikë dhe mos bien pre e atyre që kërkojnë vetëm përçarje! Motoja duhet të jetë ‘Liria ka emër’, sepse kemi njerëz që po mbahen padrejtësisht në Hagë, ku po iu shkelen të drejtat e njeriut”, theksoi Haradinaj.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here