Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, ka dhënë një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, në lidhje me pritjet nga ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.
Hill ka theksuar se ka përfunduar epoka kur shtetet e rajonit kërkonin ndihmën e Washingtonit apo vendeve perëndimore për çështje dypalëshe me fqinjët.
“Mendoj se do të ketë një përpjekje nga SHBA-ja për t’i nxitur vendet e Ballkanit që të fillojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Mendoj se koha kur vendet vinin te ne ose te ndonjë shtet perëndimor evropian për t’u ankuar për fqinjët e tyre, [ka mbaruar] dhe njerëzit janë lodhur nga kjo. Dhe çështja kryesore, sigurisht, është se në botë po ndodhin edhe gjëra të tjera. Nuk jetojmë më në vitet 1990. Jemi në një epokë shumë ndryshe”, u shpreh ai, në një intervistë për REL-in.
Hill theksoi se fokusi global është zhvendosur drejt krizave të mëdha ndërkombëtare dhe se shtetet e rajonit duhet të ofrojnë modele bashkëpunimi, jo viktimizimi.
“Pala tjetër (SHBA-ja) është sjellur në një mënyrë që e ka bërë dialogun të pakuptimtë. Nuk mund të pretendosh se je i interesuar të negociosh dhe në të njëjtën kohë të lejosh regjimin zionist (Izraelin) të shënjestrojë territorin iranian”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.
“Ndaj, mendoj se koha kur një vend i Ballkanit vinte te ne për t’u ankuar për një vend tjetër të Ballkanit, [ka mbaruar], sepse njerëzit nuk kanë më kohë për këto gjëra. Ata duan të shohin modele bashkëpunimi brenda rajonit, dhe jo një vend që shkon te ndonjë anëtar i preferuar i komunitetit ndërkombëtar dhe i thotë: Na ndihmo!”, deklaroi ai.
Sa i përket qëndrimit të ShBA-së ndaj Kosovës, Hill tha se aleanca varet nga ajo që vetë qytetarët e Kosovës duan të arrijnë.
“Mendoj se, deri diku, kjo varet nga ajo që njerëzit në Kosovë duan të bëjnë. Mund të them se këto çështje në Ballkan janë shumë komplekse, por kompleksiteti i tyre e tejkalon interesin e njerëzve për t’i kuptuar. Të shkosh në SHBA dhe të thuash: ‘I kemi të gjitha këto probleme me fqinjët tanë’, njerëzit do të përgjigjen: ‘Shikoni, të gjithë kanë probleme, zgjidhini vetë’,” u shpreh diplomati amerikan.
Ai shtoi se nuk mund të pritet ndërmjetësim i vazhdueshëm nga ShBA-ja apo organizatat ndërkombëtare.
“Mendoj se pritjet janë që – pa pasur domosdoshmërisht ndërmjetës çdo ditë, pa u mbështetur gjithmonë në organizata joqeveritare apo miq – njerëzit të përpiqen vetë t’i zgjidhin problemet me fqinjët e tyre të afërt, sepse komuniteti ndërkombëtar, thjesht, është përqendruar në çështje të tjera”, tha ai.
“Nuk po them që Ballkani nuk është i rëndësishëm. Siç e thashë, Ballkani është, padyshim, një punë e papërfunduar në Evropë, por njerëzit në Ballkan duhet të kuptojnë se në pjesë të tjera të botës, po ndodhin gjëra të tjera. Ndaj, nuk duhet të presin që njerëzit t’i lënë mënjanë problemet me të cilat po merren, qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme, dhe të thonë: ‘Në rregull, Kosovë, do të mundohemi të të ndihmojmë me këtë’. Kosova, ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit, duhet vërtet të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë vetë problemet e saj”, përfundoi Hill.