Tre persona janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Gjakovë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



