23.6 C
Pristina
E hënë, 25 Gusht, 2025

Ish-opinionistja e ‘Goca dhe Gra’ në zi, humb bashkëshortin

Jorida Rrustemi e njohur për publikun nga pjesëmarrja e saj në emisionin ‘Goca dhe Gra’ me opinionet shpesh të drejtpërdrejta, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj.

Përmes një postimi prekës ajo ka bërë të ditur se ka humbur bashkëshortin, babain e fëmijëve të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Jorida rrëfen se po kalon ditët më të vështira të jetës së saj dhe se kjo humbje është e paimagjinueshme për të.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miq dhe të afërm! Me zemër të thyer, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm nga jeta, të bashkëshortit tim, Vasileios Stachos, babait të shtrenjtë të dy fëmijëve tanë, të cilët ende të vegjël, besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë.

Vasili, tepër i ri për të ndërprerë veprimtarinë profesionale edhe planet familjare, e deshi shumë jetën dhe nuk e humbi kurrë shpresën. I bëri të gjitha përpjekjet, tej të mundurës, luftoi fortë me sëmundjen e rëndë. Për më shumë se katër vite vërtetë të rënda fizikisht përballoi me forcë dhe dinjitet vuajtjet, pa u epur, deri në frymë të fundit.

Miqtë dhe kolegët e shumtë anekënd botës do ta kujtojnë Billin për forcën e karakterit, largpamësinë dhe shpirtin e sipërmarrjes.
Ne, familjarët dhe të afërmit e tij, nuk do ta harrojmë kurrë Vasilin, për gjithë njeriun që ishte, si dhe për gjithçka bëri e mundësoi me përkushtim.

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here