Izraelit janë duke i mbaruar raketa mbrojtëse “Arrow”.
Sipas Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar, ka ngritur shqetësime në lidhje me aftësinë e vendit për t’iu kundërvënë raketave balistike me rreze të gjatë veprimi nga Irani.
Nuk ka pasur konfirmim nga Izraeli për raportin dhe asnjë tregues nga Izraeli për mungesë të raketave. Shumica e raketave iraniane të qëlluara drejt Izraelit në ditët e fundit janë kapur, me ritme të ngjashme me sulmet e Iranit në vitin 2024, sipas IDF, shkruan The Times Israel.
IDF e planifikoi operacionin e saj në Iran muaj më parë dhe pretendon se ka informacione të sakta mbi rezervat e raketave balistike të Iranit. Ushtria tha dje se rreth 40% e lëshuesve të raketave balistike të Iranit janë shkatërruar deri më tani në operacion.
Sistemi Arrow nuk është masa e vetme mbrojtëse që përdoret kundër raketave të Iranit.