Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk mori pjesë në funeralin e shokut të tij të kombëtares, Diogo Jota, dhe të vëllait të tij Andre Silva, që ndërruan jetë në një aksident tragjik me makinë në Spanjë, shkruan Gazeta Sinjali.
Funerali u zhvillua në qytetin e vogël Gondomar pranë Portos, ku shumë futbollistë nga Portugalia dhe klubet e Jotës ishin të pranishëm për të nderuar memorien e tyre.
Sipas mediumit britanik The Mirror, arsyeja e mungesës së Ronaldos ishte dëshira e tij që prania e tij të mos krijonte trazira ose shqetësime në komunitetin e vogël, duke respektuar kështu familjen dhe qytetarët e zonës.
Ky vendim i kapitenit portugez tronditi dhe habiti botën e futbollit, duke treguar një dimension të tij më të ndjeshëm dhe respektues ndaj situatave të vështira personale të miqve të tij.