Këngëtarja e njohur i bashkohet LDK-së

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi Meta, i është bashkuar zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e mirëpriti artisten si anëtare të re të partisë.

“Sot, Adelina Thaçi Meta hap një kapitull të ri të angazhimit qytetar e politik. Ajo i bashkohet LDK-së duke sjellë me vete profesionalizëm, integritet, humanizëm dhe një reputacion që na nderon. LDK fiton sot një kuadër të çmuar një artiste që beson në vlerat tona, në rrugëtimin tonë dhe në misionin për të ndërtuar një Kosovë me më shumë kulturë dhe zhvillim. Ardhja e saj, dhe e shumë të tjerëve që po na bashkohen, është një thirrje për bashkim të secilit që beson se vendi meriton më shumë; që dëshiron ndryshim e që angazhohet për të”, ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *