Kërquki reagon pas ofendimeve të Donika Gërvallës, e cila e quajti rrugaç

Moderatori dhe autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki, ka reaguar pas situatës së fundit në emisionin e tij, për të cilin reagoi edhe ministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kërquki kërkoi falje për atë çfarë ndodhi gjatë emisionit, duke thënë se ndjen keqardhje.

“Ndjej thellësisht keqardhje për situatën e krijuar sonte ne “Pressing”. As nuk ishte e nxitur, e aq me pak e dëshiruar prej anës time. Te gjithë mysafiret janë njoftuar për panelistët që i kanë në studio qysh në mesditë. Ashtu sikurse për temën e debatit: pretendimet e PDK’së për keqpërdorimin e votave në Mitrovicë. Zhvillimi i debatit pastaj është edhe në dorën e të ftuarve, poaq sa në timen. Sonte, shkoi keq dhe ndjej keqardhje”, thuhet në reagimin e Kërqukit në Facebook.

Përpos kërkim faljes, Kërquki nuk u mor me ofendimet e Gërvallës. Ai tha se nuk bie në nivelin e ministres në detyrë.

“Tash që po e shkruaj këtë sqarim po shoh qe Ministrja Donika Gërvalla më paska quajt rrugaç. Njëjtë sikur edhe televizionin!!! Zonja Gërvalla para disa muajsh, me kërkesën e saj, ka ardhur pikërisht në emisionin tim. E kam trajtuar denjësisht sikurse çdo të ftuar tjetër. Te njëjtën hapësirë sikurse ajo e ka pasur në javën vendimtare të zgjedhjeve edhe Faton Peci, si kandidat për Kryetar të Mitrovicës. Te njëjtën hapësirë do ta kenë edhe në të ardhmen; “Pressing” nuk është platforma ime personale, por e publikut qe i drejtohet. Sa për ofendimin qe e bën zonja Gervalla, personalisht nuk e ndjej të nevojshëm t’i përgjigjem. Ky është niveli i saj – dhe në atë nivel nuk dua të bie.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm ku po zhvillohej debati për votimin në Mitrovicë, analisti Parim Olluri ishte fjalosur me deputetin Nezir Kraki.

Minstrja Gërvalla kishte reaguar pas përfundimit të emisionit, duke i cilësuar si “rrugaç” moderatorin Kërquki, televizionin T7 dhe Ollurin.

Gërvalla sulmon T7 dhe analistët duke i dalë krah Krakit: Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij