KESCO paralajmëron qytetarët: Kurseni energjinë, sistemi është mbingarkuar
KESCO ka dërguar SMS qytetarëve për t’i informuar që të kursejnë energjinë elektrike.
Sipas kompanisë, sistemi është mbingarkuar për shkak të konsumit të lartë të energjisë.
SMS-i i plotë që u dërgua në numrat e telefonit të qytetarëve është ky:
“Konsumi i energjisë është shumë i lartë.
Sistemi është i mbingarkuar.
Ju lutemi kurseni energji dhe shmangni përdorimin e pajisjeve njëkohësisht.”
