Konjufca: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka konsensus në shoqëri që presidenti të vijë nga familja Jashari.
Konjufca tha se anëtarë të familjes Jashari janë emrat e vetëm që kanë shkaktuar “pritje pozitive”.
“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai në një prononcim për gazetarët, pas takimit me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Ai tha se s’mund të flasë nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për këtë.
“Nuk mund të flas për këtë gjë”, tha Konjufca.
