div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23351 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Kurti fton organet e drejtësisë që të hetohet çështja e Exit Poll-eve: Nuk janë thjesht një huqje, cënim i demokracisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ka komentuar çështjen e rezultatit të Exit Poll-eve për Komunën e Mitrovicës.

Kurti s’e ka quajtur rastësi çështjen e huqjeve të Exit Poll-it në Komunën e Mitrovicës dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë ta hetojnë këtë rast, shkruan Insajderi.

“Ajo çfarë ka ndodhur më 12 tetor duhet hetuar. Exit Pollet e prezantuara gabimisht eme 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë, për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fitues ende pa u mbyllur votues nuk janë thjesht një huqje. Kjo është cënim i demokracisë dhe integritetit e sigurisë. I ftoj organet e drejtësisë dhe sigurisë që të merren me këtë çështje”, deklaroi ndër të tjera ai.

Exit Poll-et e vendosën kandidatin e PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahirin, fitues pa balotazh në zgjedhjet lokale. Megjithatë, bazuar në rezultatet preliminare, kjo komunë pritet të shkojë në balotazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *