Kurti nuk ndalet, premton 1 miliard euro…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar zotimet e tij në fushën e mbrojtjes.
Ai premtoi investim prej të paktën 1 miliard eurosh për ushtrinë e Kosovës.
Gjatë një tubimi elektoral, Kurti ka ndarë edhe pamje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dronëve dhe kapaciteteve ushtarake, duke theksuar synimin për forcimin e mëtejmë të mbrojtjes së vendit.
Ai ka bërë të ditur se në mandatin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i fabrikës së municioneve dhe dronëve me prodhim vendor, nën sloganin “Made in Kosova”, si dhe fillimi i programit të rezervës vullnetare.
“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, Kurti.
