Kurti: Po të ishte gjallë Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim të Partisë “Guxo” se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, ai nuk do të refuzonte bashkëpunimin me të. 

Sipas Kurtit, figura dhe ndikimi politik i Rugovës do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në konfigurimin e skenës politike në vend.

Kurti u shpreh se, në rrethana të tilla, nuk do të kishte pasur nevojë të krijohej as Partia Guxo, pasi një LDK e udhëhequr nga Rugova do të përfaqësonte më gjerësisht vlerat dhe orientimet politike që sot përfaqësohen përmes kësaj partie.

Ai shtoi gjithashtu se po të ishte gjallë Rugova, edhe Partia Socialdemokrate Shqiptare e Kosovës (PSHDK) do të ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e jo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Deklaratat e Kurtit në tubimin e “Guxo” kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe rikthejnë në vëmendje rolin historik të Ibrahim Rugovës, si dhe raportet mes partive politike në Kosovë./politika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *