Besa Kabashi Ramaj, pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Adresa të Kanal10, ka konfirmuar se kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të jetë kryetari i partisë, Bedri Hamza.
Ajo tha se PDK tashmë ka dëshmuar se ka lidership të qartë dhe se Hamza përfaqëson më së miri këtë vizion.
“Kandidati për kryeministër është kryetari Bedri Hamza. Besoj se është një lajm i mirë, sepse e kanë parë të gjithë punën e tij. Është një individ me bagazh profesional dhe një lider i dëshmuar,” deklaroi Kabashi Ramaj.
Sipas saj, PDK hyn në zgjedhje me një kandidat që ka treguar rezultate dhe ka përvojën e nevojshme për të udhëhequr qeverinë e ardhshme.




