Spektakli “Ferma VIP” përmbylli edicionin e dytë me një finale emocionuese, ku pas 24 javësh sfidash dhe përballjesh të forta, Big Basta u shpall fitues nga publiku.
Emri i tij u shpall nga moderatorja Luana Vjollca, e cila me emocion njoftoi verdiktin: “Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta.”
Në natën finale garuan pesë konkurrentë: Big Basta, Andueli, Andrea, Big Mama dhe Erandi. Ky i fundit u eliminua i pari nga gara, ndjekur më pas nga Big Mama dhe Andrea. Dueli i fundit u zhvillua mes Big Bastës dhe Anduelit, me publikun që i dha epërsinë reperit.
Fitorja e Big Bastës erdhi si rezultat i një rrugëtimi të fortë brenda fermës, ku ai arriti të fitojë simpatinë e publikut me qasjen e tij të qetë, lojën e ndershme dhe karakterin e qëndrueshëm.