Nesër do të mbahet seanca e dhjetë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Por, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu do t’i ketë sërish 57 vota.
Kështu thotë deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Pacolli thotë se numrat do të jenë njësojë përderisa nuk ndryshohet mënyra e votimit.
“Nesër do t’i kemi numrat njësoj, përderisa nuk e ndërrojmë mënyrën e votimit do të kemi prapë numër të deputetëve aq sa e kemi pasur, pra 57. Nuk mundet me pas rënie se 57. Ne i kemi deputetët tonë, nuk ka ndryshime. Nuk do të ketë ndryshime. Ai numër i votave do të qëndrojë. S’mjafton, por është shumë me rëndësi që ne të bëjmë hapim e parë ta konstituojmë kuvendit, e pastaj flasim a kemi mundësinë a jo me kriju qeverinë”, tha ajo.