Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 31-vjeçarit Arbër Havolli, i cili që nga shtatori ishte në kërkim për një rast vrasjeje në Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Sot, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar gjatë një operacioni të organizuar në kryeqytet.
Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve të bazuara për përfshirje në veprën penale të vrasjes, ndërsa veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës. Viktima ishte identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik./Insajderi
