27.7 C
Pristina
E martë, 24 Qershor, 2025

Labi e mban premtimin: Takon punëtorin e KEK-ut dhe i dhuron 1 mijë euro

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka treguar edhe një herë anën e tij humane.

Pas historisë së publikuar në media për “heroin e kazanit të KEK-ut”, Labi kishte premtuar publikisht se do ta takonte këtë punëtor të përkushtuar dhe do ta shpërblente për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, raporton ORAinfo.

Sot, ky premtim është bërë realitet. Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Labinot Tahiri përkrah punëtorit të KEK-ut, i cili ishte bërë viral për përkushtimin e tij në mirëmbajtjen e pajisjeve brenda termocentralit.

Këngëtari ka konfirmuar se i ka ndarë atij një shumë prej 1,000 eurosh, si shenjë mirënjohjeje dhe motivimi.

“Fjalën që e jap, e mbaj! Ky burrë e meriton çdo respekt”, ka shkruar Labi krahas fotos.

Ky veprim është mirëpritur gjerësisht në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë përgëzuar këngëtarin për solidaritetin dhe përkrahjen ndaj punëtorëve të thjeshtë, të cilët shpesh herë mbesin jashtë vëmendjes publike.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here