8.6 C
Pristina
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Lajm i mirë: Paralajmërohet ndryshimi i ligjit, mund të importohen veturat më të vjetra se 10 vite

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me lehtësira për qytetarët: Projektligji i ri për automjetet në Kosovë thjeshtëzon procedurat dhe përmirëson cilësinë e qarkullimit

Zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Ministria është duke punuar në hartimin e një Projektligji të ri për Automjetet në Kosovë, që do të ofrojë lehtësira të rëndësishme për qytetarët, transmeton Gazeta Imazhi.

Sipas Raka, projektligji synon thjeshtëzimin e procedurave për homologimin dhe regjistrimin e automjeteve. Disa nga pikat kryesore të këtij projektligji përfshijnë:

1. Shërbimet teknike për miratimin e automjeteve do të kryhen nga Ministria ose do të mund të delegohen në institucione publike, sipas nevojës.
2. Do të lejohet importimi i veturave sipas standardeve euro-norm pa kufizime për vjetërsi.
3. Do të ketë lehtësira për regjistrimin e automjeteve elektrike, me hidrogjen dhe hibride.
4. Me ndërrimin e pronarit të automjetit, sigurimi do të bartet automatikisht te pronari i ri.
5. Kontrolli teknik nuk do të kërkohet më me ndërrimin e pronarit të automjetit, një procedurë që aktualisht është e detyrueshme.

Zv. Ministri Raka e konsideron këtë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qarkullimit dhe cilësisë së automjeteve në Kosovë, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të favorshëm për qytetarët.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here