Mbështetësit e Vuçiqit rrahën veteranin serb të luftës në Kosovë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet një grup të rinjsh duke rrahur një burrë në Serbi.

E njëjta video është postuar në X dhe Instagram edhe nga Nemanja Sharoviq, kryetar i Lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë”, së bashku me detaje për ngjarjen dramatike që ndodhi në Suboticë, raporton nova.rs.

Ai theksoi se “djemtë e rrahën burrin me shkopinj” dhe se i riu që u sulmua ka lëndime në kokë, dorë dhe brinjë të thyera. Shtoi se ende nuk dihet në çfarë gjendje ndodhet personi gjersa fajësoi mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Lagjja Prozivka – 7 rrahës në mes të ditës sulmuan mizorisht një 47-vjeçar, sepse ai shprehu publikisht mendimin e tij negativ për pushtetin dhe rrahësit që terrorizojnë qytetin. Drazhen Lonçar u transportua me ambulancë në spital me plagë të rënda trupore dhe ndodhet në gjendje kritike”, shkroi Sharoviq.

Në postim ai tregoi se në video shihet një burrë me triko të kuqe duke shtrirë në tokë, ndërsa “djemtë me kapuça dhe shkopinj metalikë e rrahin nga prapa”.

Ai theksoi se personi që u sulmua është veteran lufte, i cili në moshën 19-vjeçare, gjatë shërbimit ushtarak, u dërgua në luftë në Kosovë dhe pasi u kthye, “të gjithë hoqën dorë prej tij”.

“Ishte në protestat e marsit së bashku me veteranë të tjerë të luftës, dhe më pas foli publikisht për ato ngjarje dhe për rrahësit nga Subotica që kishte takuar. Kjo ishte shkaku që e pritën për t’ia bërë këtë. Ky është sulmi i dytë brenda dy muajsh, por tani ai ndodhet në Spitalin e Suboticës me plagë të rënda trupore”, përfundoi Sharoviq. /Telegrafi/

Buxhovi “godet” anaIistët: Çdo natë me të njëjtat paIIavra e shurdhojnë miIetin

Jusuf Buxhovi, historian i njohur, ka folur në lidhje me situatën e tanishme në Kosovë.

Ai ka pasur shumë kritika për rrjedhat politike në Kosovë.

Sipas tij, një katun (sic) i dërgon katër-pesë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në një video të shpërndarë nga KTV-ja, Buxhovi ka pasur kritika të ashpra edhe për analistët e debateve politike.

Sipa Buxhovit, ata flasin përnatë të njëtja pallavra, duke i cilësuar debatet si “bordello”.

“Debatet tona janë më shumë, gati sikur ato bordellat, po e them, ku kemi një striptiz të faktorëve të ndrysëm që rrënojnë cdo normë. Bëhet një zhurmë, deri te ato fizike…Çfarë mesazhe japin ata analistë që dalin përnatë me të njëjtat pallavra e shurdhojnë miletin” – tha Buxhovi

A do të ketë rritje të pagave në janar për mësimdhënësit?

Qeveria shqiptare ka shpallur një politikë të re pagash, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, dhe që parashikon indeksimin e përvitshëm të pagave të punonjësve të administratës publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një reformë që synon “të garantojë drejtësi dhe balancë në sistemin e pagave”, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe me pagën minimale në vend.

Sipas kësaj politike të re, mësuesit do të përfitojnë një rritje prej 3 mijë lekësh në muaj.

Ndërsa në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2026 do të ketë rritje të pagave prej 3 mijë lekësh, në Kosovë nuk pritet të ketë rritje, të paktën nuk ka një paralajmërim deri tani.

Premtimi i vetëm deri tani nga kryeministi në detyrë, Albin Kurti, është se do të ndodhë “rritja e pagës bazë për 0,5 përqind për çdo vit përvojë pune”.

E trishtë: Ky është 32 vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren ku një person u gjet pa shenja jete.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Xhavit Berisha, 32 vjeçar.

Tashmë i ndjeri u gjet i vdekur në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë.

Koalicioni i radhës: LDK bashkon forcat me këtë parti për zgjedhjet nacionale

PD dhe LDK bien dakord për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Partia e Drejtësisë ka njoftuar opinionin publik se, pas takimit konstruktiv ndërmjet Kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshja politike që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se detajet operative të këtij bashkëpunimi do të finalizohen gjatë ditëve në vijim nga ekipet teknike të të dy subjekteve.

Ndërkohë, shpallja publike e marrëveshjes do të bëhet gjatë javës së ardhshme në një dalje të përbashkët për media.

Ganimete Musliu eskalon ndaj akrerëve të VV-së, i quan ‘farë të fëlliqur’

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj ish-ministres Donika Gërvalla, si dhe ndaj Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës, të cilët të premten udhëtuan në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin.

Në një reagim publik, Musliu i ka kritikuar ata duke i akuzuar se e kanë shfrytëzuar udhëtimin për t’u bërë thirrje mërgimtarëve të Kosovës që të votojnë më 28 dhjetor, duke mos e respektuar as festën kombëtare.

“E ka kapur paniku këtë farë të fëlliqur. Shkojnë për të festuar festën kombëtare, e përfundojnë duke ju përgjëruar mërgatës për shpëtim.  Këta nuk respektojnë as festat kombëtare, as dasmat, as mortet, as mërgatën, as Kosovën, as Shqipërinë.  Këta mashtrues e manipulues, këta zhylla e shkatërrues. Këta vrasës të shpresës  e të ardhmes se këtij vendi”, shkroi Musliu.

Lëvizje e papritur: Ish-këshilltari i Kurtit i bashkohet PDK-së

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, është anëtarësuar në PDK.

Ai ka bërë me dije se nga vitit 2014 kjo parti ka humbur një varg zgjedhjes.

Berisha ka vlerësuar se dikush duhet të marrë përgjegjësi për këto humbje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se PDK-ja nuk duhet t`i përsërit gabimet.

“Miq të dashur, më lejoni t’ju njoftoj se, si anëtar i ri i PDK-së, në zgjedhjet që po vijnë – nuk e përkah asnjërin nga kandidatët e saj.

Ne duhet ta kuptojmë se kemi humbur në seri që nga viti 2014. Njerëz brenda PDK-së mbajnë përgjegjësinë për këto dështime serike, por edhe për dështimin për t’i ofruar qytetarit atë që i patëm premtuar para se t’i fitonim zgjedhjet në vitin 2007. Ata duhet të kuptojnë se janë humbësit dhe fajtorët. Thjeshtë, qytetari nuk i don. Përsëritja e të njëjtave gabime – aderime “spektakolare” të njerëzve të padobishëm, që nuk sjellin asnjë votë të re – nuk sjell ndryshim”, ka shkruar Berisha.

Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk duhet të bëj koalicion me Albin Kurtin.

“Kalkuluesit e humbjes së radhës – me shpresën se Albin Kurti do të tregohet i mëshirshëm dhe do t’i pranojë në koalicion – qëndrojnë në PDK vetëm për përfitime personale. Për asnjë qëllim tjetër. Të tillët nuk meritojnë të përkrahen. Prandaj, nuk do ta kenë përkrahjen time. Nuk kam ardhur në PDK për ta përsëritur gabimin e viteve 2007–2009, kur shpresoja se X apo Y do të ishin bartës të përgjegjshëm të pushtetit. Votën dhe mbështetjen time nuk e merr askush që nuk është dëshmuar si i dobishëm për këtë shoqëri”, ka shkruar Berisha.

Pas humbjes së rëndë, bashkëshortja e Shpat Kasapit del me reagim të ri

Gruaja e këngëtarit Shpat Kasapi, Selvija, ka reaguar pas njoftimit të menaxhmentit të artistit për ceremoninë mortore.

Ajo ka ndarë në Instagram një story ku përcjell të njëjtin informacion për datën dhe orarin e varrimit, duke u drejtuar miqve, familjarëve dhe publikut që kanë shprehur mbështetje këto ditë.

Njoftimi i saj vjen si konfirmim i atij të menaxhmentit, shkruan “Kosovarja.

Ngushëllime!

Donald Trump merr vendimin e papritur mbi Venezuelën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi në Truth se hapësira ajrore mbi Venezuelën “është e mbyllur”.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, tregtarët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi të merrni parasysh se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës do të jetë plotësisht e mbyllur”, shkroi presidenti në Truth, shkruan ANSA.

Gazetarja me shami denoncon publikisht Qumilin: Më tha “përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare

Farije Dauti Bakiju, gazetare në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, ka shkruar një shkrim, në të cilën ka denoncuar publikisht Sevdai Radogoshin, aktor i njohur nga Kosova i njohur si Qumili, për sjellje me premisa islamofobike.

Gazetarja Dauti ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur më 28 Nëntor me Qumilin.

Ajo ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në momentin kur ka tentuar të intervistonte Qumili.

“Ia bëra pyetjen dhe zgjata mikrofonin për deklaratë…

“Unë përgjigjem vetëm për televizionet shqiptare,” – tha Sevdai Radogoshi (Qumili) me një nënqeshje cinike.

“Mos doni të thoni edhe ju se qenkam arabe?” – e pyeta.

“Nuk e di, mund të jeni edhe prek ndonjë televizioni serbe,” – shtoi ai.

Dhe i gjithë respekti për artin e tij mu rropos aty n’sekondë” – ka shkruar ajo, raporton Gazeta Politika.