Ish-militanti i VV-së: “Kthehu, Hashim! Autostradat që i ndërtove nuk po mirëmbahen, spitalet janë në mjerim”

Ish-militant i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale, duke krahasuar gjendjen e sotme me periudhat e mëparshme ne kohen e Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Shkrimin e ish militantit te Vv shkruje ne  stilin gazetaresk:

Autostradat që i ndërtove, sot nuk po munden as t’i mirëmbajnë.

Spitalet që i ndërtove, i kanë lënë në mjerim.

Policinë që e krijove, e kanë lënë pa veshmbathje.

Fshatrat që në kohën tënde gjëmonin nga zëri i nxënësve, bujqve e barinjve, sot po boshatisen.

Aleancën që e forcove me Amerikën, sot e kanë zëvendësuar me aleanca të tjera, me Maqedoninë e Greqinë.

Njohjet ndërkombëtare që vinin në kohën tënde, sot kanë mbetur të stopuara.

Kthehu, shok… ose hajde, se kështu nuk po ecën. Nganjëherë duket sikur nuk ka mbetur më arsye për të vazhduar në të njëjtën rrugë.

Haxhiu për gjendjen në Pediatri: Mos pritni që do të ketë përgjegjësi

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas rastit të fundit të raportuar nga një nënë.

Haxhiu në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se problemet në shërbimet shëndetësore, veçanërisht në Pediatri, i ka ngritur vazhdimisht.

“Këtë gjendje çfarë e ka përshkruar sot nëna e një pacienti, një fëmije dyvjeçar, unë kam folur në vazhdimësi, pavarësisht kush ka qenë në pushtet”, deklaroi ai.

Ai ka kërkuar që qytetarëve t’u ofrohen shërbime më të mira shëndetësore dhe ka shprehur dyshimin se do të ketë përgjegjësi për gjendjen aktuale.

“Këto problem i kam ngritur sepse kam kërkuar që të ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie. Me marrë një shërbim të duhur shëndetësor. Mos pritni që do të ketë ndonjë përgjegjësi”, u shpreh Haxhiu.

Ish-i dashuri pranon vra’sjen e 13-vjeçares Aurorës: E shtyva unë nga ballkoni

Gjykata ka kërkuar gjithashtu një raport mbi sjelljen e të riut gjatë vuajtjes së dënimit, pasi ndaj tij janë raportuar edhe denoncime për episode të tjera.

Sipas hetimeve, 15-vjeçari e kishte shtyrë Aurorën nga ballkoni dhe, pasi vajza ishte kapur me duar në përpjekje për të shpëtuar, ai e kishte goditur me gjunjë duke e detyruar të binte.

Provat e mbledhura nga autoritetet, të cilat në vendimin e shkallës së parë u cilësuan si “të pakundërshtueshme”, përfshinin dëshmi të personave që kishin parë skenën dhe kishin dëgjuar britmat e 13-vjeçares.

Hetimi zbuloi gjithashtu se Aurora kishte tentuar të ndërpriste marrëdhënien me të riun në javët para vdekjes së saj, por ai kishte vazhduar ta ndiqte dhe ta shqetësonte.

Sipas akuzës, në një mesazh ai kishte shkruar: “Plani im i hakmarrjes fillon tani, të mërkurën më 9 tetor në orën 02:50.”

E shqetësuar nga situata, Aurora kishte kërkuar këshilla edhe përmes ChatGPT, ku kishte pyetur: “Sipas teje, a duhet ta lë?”. Këto biseda, të përfshira në dosjen hetimore, u konsideruan nga gjykata si elemente që mbështesnin akuzën për përndjekje.

Gjykata vlerësoi se vajza kishte shprehur sinqerisht frikën dhe pasigurinë e saj në komunikimet me chatbot-in, ndërsa përmbajtja përputhej edhe me rrëfimet që ajo u kishte bërë shoqeve, familjarëve dhe edukatores së shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të shkallës së parë, një ditë para ngjarjes, i riu i kishte thënë një personi tjetër se kishte ndërmend të vriste Aurorën. Hetuesit pretendojnë se ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë, e cila më pas ishte sekuestruar. Në mesazhet për takimin e fundit me vajzën, ai kishte shkruar: “Nesër hera e fundit, pastaj kurrë më” dhe “Të premtoj që pas daljes së së premtes nuk do të të kërkoj më kurrë.”

Sipas hetuesve, ndërsa Aurora shpresonte që takimi i fundit do të qetësonte situatën mes tyre, i riu kishte vendosur më herët për ta vrarë. Pranimi i tij në apel vjen disa muaj pas nisjes së procesit gjyqësor dhe pas dënimit të parë me 17 vite burg.

U përjashtua nga lista e Botërorit 2026, gjendet i vďekur gjyqtari holandez

Federata Holandeze e Futbollit ka bërë publik lajmin tronditës së gjyqtari holandez, Rob Dieperink, është ndarë nga jeta në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.

Gjyqtari 37-vjeçar raportohet se është gjetur pa jetë këtë të hënë, ndërsa policia ka rrethuar rrugën ku gjendet banesa e tij. Hetimet policore janë mbyllur dhe është bërë e ditur se në ngjarje nuk përfshiheshin palë të treta, por për të ruajtur privatësinë e familjes së të ndjerit, nuk janë bërë publike detajet e ngjarjes.

Dieperink ishte një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai ka shërbyer në ndeshje të shumta dhe në EURO 2024 ishte pjesë e skuadrave të VAR-it, duke gjykuar ndër të tjera edhe duelin Itali-Shqipëri. Të shtunën e kaluar, ai kishte drejtuar një miqësore mes GA Igëlls dhe Apollon FC.

Ai kishte qenë fillimisht në listën e gjyqtarëve të grumbulluar nga FIFA për Botërorin 2026. Por më pas gjyqtari u përjashtua nga lista pas një ngjarje që ndodhi në një hotel në Londër pas një ndeshje të Ligës së Konferencës. Ai u arrestua në prill pas sfidës Kristal Palas-Fiorentina, me akuzën se kishte sulmuar një të mitur dhe dy akuza të tjera. Më pas ai u la i lirë dhe akuzat ndaj tij ranë për shkak të mungesës së provave. Megjithatë, kjo mjaftoi që FIFA ta hiqte atë menjëherë nga listat e saj.

Deklaratë skanďaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spasťruar eťnikisht Kosovën në vitin 1998

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas një deklarate të bërë gjatë një interviste për një media serbe.

Gjatë bisedës, Paunoviq ka deklaruar se, nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq, ajo do të kishte ndërmarrë masa për “spastrimin etnik të Kosovës” në vitin 1998.

Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe ka shkaktuar kritika të shumta, duke u cilësuar si e papranueshme dhe nxitëse.

Lufta në Kosovë gjatë viteve 1998–1999 u shoqërua me vrasje të civilëve, dëbime masive dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga forcat serbe ndaj popullsisë shqiptare.

Deklarata e ministres serbe vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me të kaluarën e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbeten temë e ndjeshme në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jahjaga: Kur je në pushtet, nuk bëhet fjalë për veten, por për shtetin e popullin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë përvojën e saj mbi lidershipin, sfidat e udhëheqjes dhe rëndësinë e përfshirjes së grave dhe grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje, gjatë një diskutimi të organizuar në kuadër të “Prishtina International Summer University”.

Ajo rikujtoi rrethanat në të cilat u zgjodh presidente për siç tha ajo në kulmin e një krize të thellë politike.

“Ishim ndërmjet viteve 2010 dhe 2011, nëse mund ta quaj kështu, në një krizë mjaft të thellë politike. Dhe sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse një president nuk zgjidhet brenda raundit të tretë të votimit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në atë kohë, brenda një viti, Kosova ishte gati të hynte në raundin e tretë të zgjedhjeve parlamentare dhe ne po përballeshim me një nivel mjaft të polarizuar të skenës politike në Kosovë, gjë që është normale, në kllapa, për pjesën juglindore të Evropës, por momenti i Kosovës në atë kohë ishte paksa ndryshe.

Ne ishim sapo në vitin e tretë të shpalljes së pavarësisë dhe disa kriza në momente të caktuara nuk mund të përballohen shumë, ose mund të transformohen negativisht për të ardhmen e vendit. Pra, disi në atë kohë elitat politike në vend erdhën me idenë dhe propozimin për të nominuar një kandidat konsensual si kandidat të mundshëm për kreun e shtetit, sepse deri në atë kohë, asnjë nga emrat e rekomanduar ose të propozuar, pavarësisht nëse vinin nga partitë politike apo deri nga akademia, nuk po gjeneronin votat që kërkoheshin, të cilat nevojiten për zgjedhjen e Presidentit. Dhe kështu, vendi ishte disi duke degraduar më tej në një krizë shumë më të thellë”, tha ajo.

Jahjaga foli për sukseset e saj ndër vite, duke theksuar rëndësinë e të qenurit presidentja e parë femër në Kosovë.

“Ngadalë, unë u ngrita nëpër detyra dhe, në moshën 30-vjeçare, u bëra gjenerale, një gjenerale me një yll e Policisë së Kosovës, gjë që e bëri Kosovën dhe Policinë e Kosovës në atë kohë vendin e parë në botë që kishte një grua shumë të re që arrinte gradën e gjenerales, pa e ditur se në moshën 34-vjeçare, do të shkruaja një tjetër histori, duke u bërë gjenerale me pesë yje, gruaja më e re që mban atë gradë globalisht. Përsëri, pa e ditur se një vit më vonë, do të bëja një tjetër histori për gratë e Kosovës duke u bërë presidentja e parë e Republikës së Kosovës. Dhe duke iu kthyer pyetjes fillestare, pra, ishte një diskutim mjaft i vështirë; ndoshta një ditë do të mund të shkruaj disa kujtime, ku do t’i ndaj publikisht, por për momentin, për shkak të ndjeshmërisë politike, koha nuk është e duhur për të ndarë disa gjëra që nuk kanë qenë publike dhe ende nuk janë publike. Sepse, doni apo s’doni, kur jeni presidente dhe përfaqësuese e lartë institucionale, keni disa detyrime kushtetuese dhe ligjore, shumë kohë pasi t’ia dorëzoni zyrtarisht detyrën tuaj, dhe veçanërisht në rolin si presidente”, tha ajo.

Jahjaga poashtu tha se në momentin kur je në pushtet, gjithçka duhet bërë për popullin, për shtetin, e jo për vete.

“Nuk ka pasur asnjë moment të vetëm që të ketë qenë pyetje për mua, ose që unë të kem ngritur një pyetje për veten time si Atifete Jahjaga, se ku do të jem më pas. Kërkesat e mia të vazhdueshme dhe flamujt që ngrita ishin për shtetin, ishin për popullin, për proceset që kishim, sepse unë jam edukuar kështu gjatë gjithë jetës sime. Sa herë që jeni në një pozitë shumë të lartë, nuk bëhet fjalë për ju. Bëhet fjalë për shtetin, për popullin dhe institucionet të cilat ju po i udhëhiqni ose jeni gati t’i udhëhiqni. Dhe kështu, kufijtë e mospranimit të asaj oferte ishin, më mirë thënë, inekzistente, sepse vendi po shkonte gjithnjë e më thellë në krizën politike të asaj kohe. Dhe kështu, unë e pranova atë ofertë për të qenë kandidatja konsensuale”, u shpreh ajo.

Jahjaga tregoi kontributin e saj për gratë, minoritetet, e poashtu për grupet e margjinalizuara.

“Në një farë mënyre, unë e kam zgjeruar tryezën e vendimmarrjes dhe kam shtuar më shumë karrige për të gjithë ata që për shumë kohë kanë mbetur jashtë procesit të vendimmarrjes, ndonëse ata janë të ndikuar nga procesi ynë i vendimmarrjes. Kam shtuar më shumë karrige për gratë. Kam shtuar më shumë karrige për komunitetet e tjera minoritare, si dhe për komunitetet e margjinalizuara. Doja që të gjithë të ishin pjesë e procesit tim të vendimmarrjes, sepse bëhet fjalë për shtetin, bëhet fjalë për popullin, sepse ne jemi shërbëtorët e tyre dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë si bindje politike, qoftë në Kosovë ose kudo qoftë në botë, ne jemi shërbëtorët tuaj dhe duhet të kuptojmë se cili është shërbimi më i mirë që mund t’i ofrojmë vendit tonë dhe popullit tonë”, u shpreh ajo.

Trusti me njoftim të rëndësishëm

Gjysma e parë e vitit 2026 ka rezultuar periudha më e suksesshme ndonjëherë për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) sa i përket performancës së investimeve.

Fondi ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit ka realizuar rreth 312 milionë euro kthim bruto nga investimet, duke vendosur rekord të ri në historinë e tij.

FKPK-ja njofton se ky është kthimi më i lartë i arritur ndonjëherë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Ndërkaq, duke e përfshirë edhe kthimin bruto prej 644 milionë eurosh të realizuar gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, rezulton se për periudhën 1 janar 2023 – 30 qershor 2026, FKPK-ja ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet.

Sipas fondit, këto rezultate pasqyrojnë performancën e investimeve të kursimeve pensionale përgjatë viteve të fundit.

Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Ymeri-Vitisë: Pse nuk po ndrrohen çarçafat e shtrati, por po vizllojnë teshat e tua të katit

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar në lidhje me një postim që një nënë e ka bërë mbrëmë, duke publikuar fotografi ku shihet gjendja e rëndë në Klinikën e Pediatrisë në QKYK.

Ymeri ka thënë se kjo Qeveri është e korruptuar dhe se institucionet po menaxhohen katastrofë, por ministrat sipas saj kanë paraqitje të kuruar.

“Spitalet pa çarçafa e pa kurfarë shtrati, Vitia si ministër me mindil mëndafshi. Ftoj ministrin të krahasoj pak, shtratin e fëmijëve edhe mindilin e katit. Në fund të dyja paguhen me para nga ne të ngratit. Pyetja është pse nuk po ndrrohen për fëmijet çarçafat e shtrati, por po vizllojnë gjithmonë e më shumë teshat e katit”, ka shkruar Ymeri në rrjetin social Facebook.

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Kurtin

Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën Kufitare në Stanqiq, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 12 korrik 2026, ndërsa i dyshuari kërkohej për veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, ka kryer veprën penale për të cilën po hetohet.

Mësohet se rasti lidhet me kërcënimin ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i bërë përmes një rrjeti social.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Suľmohen Policia e Kosovës

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 17:35, brenda stacionit policor, ku i dyshuari, i cili ndodhej i arrestuar, dyshohet se ka sulmuar dy policë gjatë qëndrimit të tij në objekt.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.