div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-12 category-paged-12 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 persona

11 persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, nën dyshimin për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë realizuar një bastisje më 4 qershor në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, policia ka arrestuar 11 persona të dyshuar dhe ka sekuestruar prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”. Sipas autoriteteve, provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

“Po ndryshon demografia”, paralajmërim pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Shtetësinë

Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota të mazhorancës dhe Listës Serbe që hyri në fuqi më 22 maj ka nisur të japë rezultatet e para.

Në vetëm rreth 15 ditë që nga futja në fuqi e këtij ligji vetëm komuna e Novobërdës numëron 30 qytetarë më shumë ndërsa kërkesat për përfitimin e shtetësisë janë në rritje tha nënkryetari i kësaj komune Bajrush Ymeri.

“Deri me tani janë regjistruar 30 shtetas por numri wshtw nw rritje sepse ka fluks po vwrehet fluks i qytetarwve nw ambientet e Komunws….”, tha Ymeri për RTV21.

Ymeri duke përmendur rrezikun që persona të dyshimte mund të përfitojnë shtetësinë e Kosovës ngriti shqetësimin se me këtë ligj rrezikon që të ndryshohet struktura e demografisë në Novobërdë. Veç kësaj Ymeri ngriti shqetësimin se ky ligj do shkaktojë edhe barrë financiare për Kosovën.

“Rrezikohet demografia e komunës ndërsa do të jetë barrë financiare sepse ata do të kërkojnë pensione do të përfshihen në skema sociale por edhe do të përfitojnë këto shtesat që po jep qeveria”, tha Ymeri.

Ligji ri për Shtetësinë i miratuar me 69 vota pro dhe dy kundër nxiti valë reagimesh. Konkretisht neni 31 i këtij ligji, meqë, kjo dispozitë ligjore parasheh që Kosova tua njeh të drejtën e shtetësisë së Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tanishëm dhe shtetësia të gjithë qytetarëve të ish-republikës federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës deri më 1 janar 1998 dhe pasardhëve të tyre të drejtëpërdrejtë.

Neziri: Sa më shumë koha kalon, bindemi se Albin Kurti ka me kthy Serbinë në Kosovë

99-shi i PDK-së, Isak Neziri ka deklaruar se “sa më shumë koha kalon, bindemi se Albin Kurti ka me kthy Serbinë në Kosovë”.

Postimi:

Sa më shumë koha kalon, bindemi se Albin Kurti ka me kthy Serbinë në Kosovë. E thënë disa herë SHKURT E SHQIP edhe nga kryetari Kadri Veseli.

Kjo shëmti sot e barazimit të emrit të heroit tonë kombetar Isa Boletini është në vijëmësi të këtij projekti famëkeq.

STOP kësaj qeverie. Ti themi PO ndryshimit me 7 qershor

Polici i rënë në detyrë do të varroset në vendlindje, familja refuzon Varrezat e Dëshmorëve

Punonjësi i Policisë së Shqipërisë, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në fshatin Bode të Maliqit, do të varroset në vendlindjen e tij, në fshatin Blacë.

Megjithëse Mekolli është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, status që zakonisht parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja e tij ka vendosur që ceremonia të zhvillohet në vendlindje.

Sipas familjarëve, vendimi lidhet me dëshirën që ai të prehet pranë vëllait të tij, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë më herët, duke kërkuar që dy vëllezërit të pushojnë pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen të premten nga ora 10:00 deri në 12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit është planifikuar në orën 14:00 në fshatin e lindjes.

Autoritetet shtetërore dhe Policia e Shtetit kanë shprehur ngushëllime për humbjen e efektivit, i cili u vlerësua për shërbimin e tij në detyrë.

Konfirmohet: Suspendohet zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar se një zyrtar policor i angazhuar në mbrojtjen e afërt të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është suspenduar nga detyra pas rekomandimit të këtij institucioni.

Në një përgjigje për RTK-në IPK bëri të ditur se rekomandimi për suspendim është dorëzuar rreth dhjetë ditë më parë, ndërsa vendimi është zbatuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Sipas IPK-së, masa është ndërmarrë në kuadër të një hetimi që lidhet me një raport policor të vitit 2025 në Skenderaj. Hetimet po fokusohen në deklarime kundërthënëse të dhëna lidhur me këtë rast.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura më shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë së procedurës hetimore, por kanë theksuar se procesi është ende në zhvillim dhe se veprimet e ndërmarra synojnë garantimin e një hetimi të paanshëm dhe profesional.

IPK ka ritheksuar se suspendimi është masë administrative që përdoret për të mos ndikuar në rrjedhën e hetimeve deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndahet nga jeta Bahrije Mustafa, nëna e ish-deputetit Besian Mustafa

Bahrije Mustafa, nëna e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besian Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së tij.

“Sot ndërroi jetë nana, ma i dashtuni shpirt n’këtë botë. Varrim bëhet nesër në 16:40 në varrezat në Arbëri, Prishtinë. Sa të kam frymë kam me të kujtu Nanë”, ka shkruar ai.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 5 qershor, në ora 16:40, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Ngushëllime familjes Mustafa, të afërmve dhe miqve për këtë humbje.

SHBA del me thirrje publike që Kosova t’i bashkohet gazit amerikan, Prattipati del me një qëndrim

Zëvendës shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit amerikan me anë të një qëndrimi.

Në një opinion kushtuar sigurisë energjetike, duke cituar të dhënat e Doganës së Kosovës ajo thotë se vendi po përballet me varësi në rritje nga importi i energjisë elektrike.

Diplomatja amerikane thotë se një zgjidhje afatgjatë do të ishte përfshirja e Kosovës në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm amerikan.

“Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Eksportet e GNL -së amerikane pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të rrjedhin përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e GNL -së në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut”, thotë Prattipati në opinionin e saj.

Ajo thotë se vonesat mund të bëjnë që furnizimet amerikane të GNL-së të orientohen drejt tregjeve të tjera.

“Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Vrasja e policit, autor ish ushtaraku i shpallur në kërkim prej vitesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit në Shqipëri, ku humbi jetën një efektiv policie dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni.

Autori, i kërkuari Violand Braçellari, ishte një person me rrezikshmëri shumë të lartë, raporton A2 CNN. Sipas raportimit,  ai ndër vite i ka ikur katër herë RENEA-s sepse terreni i vështirë ia ka bërë të mundur. Ka një stan sipër fshatit dhe ky person futej direkt në pyll.

Për të ka pasur një vendim gjyqësor për dënimin me 10 vite burg të Braçellarit për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. I dënuar nga Gjykata e Korçës në 2017, dënim i lënë në fuqi edhe nga Apeli e Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, ishte në gjyq edhe për krime ndaj personit, konkretisht për një plagosje.

Violand Braçellari ka qenë një ish-ushtarak dhe prej vitesh në kërkim për llogari të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë, në Lozhan të Maliqit, për kapjen e Braçellarit.

Gjatë momentit të afrimit pranë stanit të madh të qenve, autori ka vërejtur lëvizje të dyshimta dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë në krye të detyrës një efektiv policie, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Vrasja e policit në Maliq dhe plagosja e tjetrit, policia: Autori ishte fshehur në një stan, i bënë thirrje të dorëzohej

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër ka reaguar edhe policia.

Në njoftimin e policisë sqarohet se autori Violand Braçellari ishte fshehur në një stan, në zonën e Lozhanit. Policia i ka kërkuar të dorëzohet, pasi ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim, por autori nuk iu bind urdhrit të policisë.

Më pas ai ka hapur zjarr ndaj efektivëve, duke i marr jetën Enea Mekollit dhe duke plagosur efektivin tjetër Edison Adri.

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë  shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

Gani Geci ironizon me vaden e LVV-së: Gjynah për llapjanët, ma shumë e baj unë ……. në sabah

Gani Geci ka ironizuar me një “projekt” të Qeverisë Kurti në Podujevë, i cili u prezantua si e arritur e madhe.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi janë bërë bashkë në Lupq për të prezantuar projektin e kanalit të ujitjes me rënie të lirë.

Kur janë avancuar pajisjet teknologjike për ujitje, qeveria e Kurtit ka prezantuar sistemin e lashtë të ujitjes nëpërmjet kanalit me rënie të lehtë.

Një dërrasë e mbanin dhe e lëshuan ujin si simbol i përurimit të këtij projekti në Podujevë.

Lidhur me këtë ka reaguar Geci i cili shkruan:

“Gjynah për llapjanët, çka besojnë. Ma shumë e baj unë ……. në sabah se qekjo vadë e LVV-es”.