div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-10 category-paged-10 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohet mërgimtari që e kërcënoi gazetarin Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se është arrestuar mërgimtari që e kërcënoi dje.

Shkrimi i tij:

Sonte me njoftuan qe policia e ka arrestu personin qe dje me kercenoi dhe tentoi me me sulmu fizikisht. Personi jeton dhe vepron ne diaspore. Une u kontaktova nga avokati i tij mbrojtes.

Sigurisht qe me vjen kur nje personi agresiv ia sheh sherrin krejt familja. Gjithashtu, prej shume njerezve kam mesu qe familja e tij eshte familje e nderuar ne Shale te Bajgores.

Sido qe te jete, secili prej nesh duhet me u ballafaqu me pasojat e veprimeve tona. Edhe ne qe punojme dhe jetojme kemi familje. Edhe familjet tona shqetesohen.

E pergezoj policine dhe prokurorine per efikasitetin qe kane tregu.

“Bashkë me kryeministrin më të mirë që ka pasur Kosova” – Armend Zemaj publikon foto me Avdullah Hotin

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, i cili në zgjedhjet parlamentare kandidon me numrin 17, ka publikuar një fotografi së bashku me ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, nga Ratkoci, shkruan Gazeta Infokus.

Në postimin e tij, Zemaj e ka cilësuar Hotin si “kryeministrin më të mirë që ka pasur Kosova”, derisa ka vlerësuar edhe mikpritjen e banorëve të Ratkocit.

“Bashkë me kryeministrin më të mirë që ka pasur Kosova, Avdullah Hotin, në Ratkocin e njerëzve mikpritës dhe punëtorë”, ka shkruar Zemaj në postimin e tij.

Kujtojmë se Armend Zemaj kandidon për deputet nga LDK me numrin 17.

 

Donika Gërvalla për deklaratën skandaloze të Fatos Gecit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E respektoj atë që ka thënë

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Duke folur në  Tëvë1, Gërvalla u pyet për deklaratën që Geci kishte bërë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në ditën kur ishte shpallur vendimi përfundimtar për rastin e Liridona Ademaj.

Në atë seancë, gjatë një debati për Partia Demokratike e Kosovës, Geci kishte deklaruar se edhe personat që ndodhen në Hagë duhet të marrin “vendim të njëjtë”, duke iu referuar dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli.

Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.

“Fatosi, në përgjithësi familja Geci nga Llausha, ka një histori të dhimbshme të pasluftës dhe gjatë luftës. Edhe unë pa dashur të bëjë avokatin, e as gjykatësin e Fatos Gecit, unë e respektoj atë çfarë thotë Fatosi, sepse e respektoj përvojën dhe biografinë e familjes së tij. Mendoj që ajo pjesë e historisë sonë më të re është pjesë e historisë së Republikës së Kosovës, pjesë e një sakrifice të jashtëzakonshme që kanë bërë disa familje të mëdha në Kosovë. Kështu që Fatos Geci është njëri nga zërat e ndryshëm në këtë listë”, ka thënë Gërvalla.

Musliu: Kurti synoi arrestimin që militantëve t’u thoshte e lidha Sami Lushtakun

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka qenë e ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me ngjarjet në Skenderaj, pas vendosjes së forcave policore atje.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Musliu ka thënë se pozicionimi i njësive speciale atë natë në disa pika të qytetit, është skenar i Kurtit për të treguar  forcën ndaj Skenderajt dhe Sami Lushtakut.

Ajo ka thënë se qëllimi i Kurtit ka qenë që ta nxjerr të lidhur Lushtakun, për ta paraqitur atë më pastaj si fitore para përkrahësve të tij.

“Qëllimi i Kurtit atë ditë ka qenë me nxjerr të lidhur Sami Lushtakun në mënyrë të jashtëligjshme, me bërë spektakël, me nxjerr para mediave dhe me ua gjujt militantave të tij përpara me gjuhën që ‘ja unë e lidha Sami Lushtakun”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë shpjegim tjetër numri i madh i forcave policore në Skenderaj, përderisa sipas saj, sqarime për këtë prani, ende nuk ka dhënë shteti i Kosovës.

“Përderisa shteti i Kosovës nuk e ka sqaru prezencën e forcave policore atë natë në 1 të natës, me armë të gjata e me maska. Kanë qenë në 10 pika të pozicionuar. Edhe pika me Vushtrrinë atë natë ka qenë e bllokuar me forca policore”, ka shtuar Musliu.

Ajo ka thënë se posa të themelohet legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit, do të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar lidhur me dërgimin atë natë të njësisë speciale në Skenderaj.

Sami Lushtaku njofton se e ka paditur për shpifje Albin Kurtin

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, njofton se sot përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, “pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze”, ndaj tij, thekson Lushtaku.

Lushtaku thotë; “nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”.

“Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, është shprehur ai.

Detaje:

Hamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën! (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot sloganin zyrtar të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 16 profile të profesioneve dhe moshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”, Hamza tha se ky slogan nuk është vetëm një mesazh politik, por një mision për t’i dhënë fund krizave që, sipas tij, po rëndojnë jetën e qytetarëve.

“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për ndryshim, stabilitet dhe një qeveri që merret me jetën e përditshme të qytetarëve dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

Sipas Hamzës, mesazhi për ndryshim po vjen çdo ditë nga qytetarët anekënd Kosovës, veçanërisht nga familjet, të rinjtë, punëtorët dhe pensionistët që po përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

“Kur kjo kërkesë vjen nga qytetarët, atëherë ndryshimi nuk është vetëm nevojë – është domosdoshmëri”, theksoi ai.

Në fund të videos, Hamza përcjell mesazhin: “T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”.

Osmani ndan detaje: Serbia e ka pas një plan për sulm më të madh ndaj Kosovës

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha në “DPT të Fidani” se rreziku nga Serbia nuk ka qenë vetëm tek sulmi në Banjskë, por ekzistonte një plan shumë më i madh.

Sipas saj, ky plan u parandalua bashkë me ndërhyrjen e ShBA-ve, përmes mesazheve politike dhe paralajmërimeve se, siç tha Osmani “se çka mund t’i gjente ata”.

“E kam thënë edhe më herët, po e përsëris, rreziku nuk ka qenë vetëm te akti i agresionit që e kanë kryer në Banjskë, rreziku ka vazhdu edhe mandaj, për shkak se Serbia e ka pas një plan shumë më të madh për sulm, shumë më të madh kundër Kosovës. Atë e kemi parandalu bashkë me ShBA-të. Ka pas ndërhyrje në dy fronte, ndërhyrja e parë ka qenë mesazhi politik që e kanë dhënë ShBA-të në raport me Serbinë, dhe çështja e dytë ka qenë ShBA-të e kanë ndalë Serbinë duke iu tregu se çka mundet me i gjetë”, tha Osmani në “DPT te Fidani”.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”

Albert Shabani ka publikuar një mesazh emocional, ku i ka kërkuar falje publike analistit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj për ofendimet dhe sulmet e mëhershme ndaj tij.

Shabani pranon se në shumë reagime ndaj Mehmetajt “e ka tejkaluar çdo normë morale e njerëzore”, duke shtuar se dikur ishte frymëzuar nga qasja politike e Vetëvendosjes dhe besonte se po vepronte drejt kur sulmonte gazetarë, media dhe figura të UÇK-së.

Ai thotë se është ndier keq pasi pa përkrahjen e Mehmetajt ndaj tij, duke e konsideruar atë një respekt që “nuk e kishte merituar” pas gjithë ofendimeve të bëra ndër vite.

“Ti u tregove më bujar. Dëshmove se edhe kur shahemi e ofendohemi, prapë ka vend për falje, për pendim dhe për zgjatje dore si vëllai me vëllain”, shkruan Shabani në fund të reagimit të tij publik.

 

 

Zgjedhjet e 7 qershorit, Nasim Haradinaj del publikisht në përkrahje të kësaj partie

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit mund të jenë ndër më të rëndësishmet në historinë e pasluftës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha publikisht se më 7 qershor do ta mbështesë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai tha se AAK, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas tij, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar.

“Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë. Aleanca, e edhe Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë”.

“Si subjekt parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare. Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit. Përherë dhe gjithmonë me gjithë çlirimtarët dhe ndërtuesit e mbrojtësit e shtetit e kombit!”, ka shkruar ai.

U dënua me 1 vit burg, reagon Milaim Zeka – shpërthen ndaj Kurtit

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas dënimit me 1 burg dhe 30 mijë euro gjobë për shmangie tatimi, shkruan GazetaDemos.

Zeka tha se gjyqetarja e rastit, pa asnë prove e asnjë argument, dha një vendim kundër drejtesisë, sipas tij, vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit.

“Haram i qofte mundi im gjate gjithe jetes qe kam dhane per kete vend, qe njerezit e tille me nda drejtesi, e jo shtrembesi!”, shkroi Zeka.

Postimi i plotë: