div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Netahyahu dërgohet në spital, zyra e tij jep detaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u dërgua në një spital në Jerusalem, konfirmoi zyra e tij.

Në një deklaratë të cituar nga The Times of Israel,Zyra e Kryeministrit tha se Netanyahu po i nënshtrohej trajtimit dentar në Qendrën Mjekësore Hadassah Ein Kerem.

Deklarata erdhi pasi raportet në mediat izraelite thanë se lideri 76-vjeçar ishte shtruar në spital të hënën në mbrëmje.

Shëndeti i tij ka qenë në fokus muajt e fundit, pas deklarimeve të mëparshme për trajtim mjekësor.

Muajin e kaluar, Netanyahu tha se kishte kryer terapi me rrezatim për një tumor malinj në prostatë, por nuk e kishte bërë publik informacionin në atë kohë.

Ai tha se vendimi për të vonuar publikimin ishte marrë sepse Irani mund ta kishte përdorur atë për “propagandë” gjatë konfliktit.

Këngëtarja shqiptare hap arkivat nga fëmijëria, e njihni se kush është?

Ylli me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë së fundmi një udhëtim pas në kohë duke ndarë me ndjekësit e saj një imazh mjaft të ëmbël nga fëmijëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka hapur arkivat e vjetra, duke treguar një version krejtësisht ndryshe të vetes, shumë kohë përpara se të pushtonte skenat më të mëdha të muzikës pop.

Në foton e vjetër, Bebe shfaqet si një vajzë e vogël me flokët e kapur lart, e veshur thjeshtë me një triko të kuqe në rrugët e Nju Jorkut. “Gjithmonë kam qenë ajo vajzë,” ka shkruar artistja krahas fotos, duke treguar se karakteri dhe karizma e saj e kanë shoqëruar që në hapat e parë të jetës.

Postimi ka ngjallur menjëherë interes të madh te fansat dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente brenda pak minutave. Përveç elogiandjes për ëmbëlsinë e saj, ranë në sy edhe komentet e ndjekësve shqiptarë, të cilët me shaka vunë re një detaj që i bashkon shumë prej tyre:

“Pse çdo fëmijë shqiptar ka një foto që duket ekzaktësisht kështu?” shkroi një ndjekës, duke u pasuar nga komente të tjera si “O zot, një kukull”, duke iu referuar stilit tipik të rritjes së fëmijëve në mërgim gjatë atyre viteve.

Sot, ajo vajza e vogël në foto është shndërruar në një nga kantautoret dhe këngëtaret më të njohura të industrisë globale të muzikës. Siç e kujtuan edhe fansat në komente, Bebe Rexha është emri pas shumë hiteve që kanë kryesuar toplistat botërore, jo vetëm duke kënduar, por edhe duke shkruar tekste për artistë të përmasave si Eminem, Rihanna e shumë të tjerë. /Prive By Liberta Spahiu

 

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndan nga 100 euro për këtë kategori

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllim ishte sjellja e buzëqeshjes dhe gëzimit në këto ditë feste.

“Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e të cilat do të vazhdohen edhe në të ardhmen, duke treguar kështu një ndër prioritetet e institucionit për t’i ndihmuar jetimët dhe kategoritë në nevojë”, thuhet në njoftim

Studentët që punojnë a do t’i marrin nga 200€, tregon Murati

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat të përfitojnë nga 100 euro mbështetje financiare në prag të festës së Kurban Bajramit.

Vendimi është bërë publik nga kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, në kuadër të pakos “Përballje me Inflacionin 2.0”.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar kriteret e përfitimit, duke bërë të ditur se studentët që njëkohësisht janë të punësuar nuk do të mund të përfitojnë dy herë nga kjo masë.

Sipas Muratit, në rastet kur një student është edhe i punësuar në sektorin privat, ai do të marrë vetëm një pagesë prej 100 eurosh dhe jo 200 euro.

Qeveria ka bërë të ditur se pensionistët dhe fëmijët nuk do të kenë nevojë të aplikojnë, pasi institucionet tashmë posedojnë listat e përfituesve.

Ndërsa studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë përmes procedurave që pritet të hapen gjatë ditëve në vijim.

Mësohet se kur do të dalin shtesat prej 100 eurosh

Ministri nё detyrё i Punёs dhe Familjes Andin Hoti, ka njoftuar se shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt do tё ekzekutohen sot.

“Njoftojmё qytetarёt se pagesa e njёhershme prej 100 eurosh pёr fёmijё dhe pensionistё dalin sot ngase dje u ekzekutuan pagesat e njёhreshme pёr lehonat me rritje nё vlerёn 500 euro”, tha ministri Hoti.

Kujtojmё se qeveria nё detyrё e Kosovёs nё mbledhjen e fundit ka marrё vendimin pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parsheh mbёshtjetje pёr kategori tё ndryshme shoqёrore si pensionistё, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat e familje nё nevojё./radiodukagjini