div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-11 category-paged-11 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Hallakama në LDK, Abdhixhiku i përgjigjet Hykmete Bajramit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi nënkryetarja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka ofruar dorëheqjen e saj.

Abdixhiku, pos tjerash, ka deklaruar se “më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj”, teksa ka shtuar se LDK’ja nuk është “vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve”.

Reagimi i plotë:

Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi.

Nuk i shmangemi asnjë përgjegjësie dhe nuk i ikim asnjë reflektimi. Unë, edhe më pak.

Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së.

Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre.

Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht.

Kemi thirrur Kuvendin. Aty flasim hapur. Aty propozojmë hapur. Aty vendosim hapur. Le ta presim Kuvendin. Le ta mbajmë debatin para shtëpisë sonë, me orë të tëra, me ditë të tëra po qe nevoja. Jemi të njohur për demokraci dhe liri veprimi. Le të sillemi me përgjegjësi. Sepse LDK nuk është reagim i çastit, nuk është as protagonizëm i ditëve të vështira; edhe më pak vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve. LDK është institucion.

Ta keni të qartë. Jo sot, jo dje po gjithëherë: Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi

Deri atëherë, le të sillemi si mbrëmë e si deri tash, pa dramë e pa protagonizëm, ballëhapur e me dinjitet.

Sepse mbi çdo emër është LDK.

Dhe kështu na takon të gjithëve.

Gjykata merr vendim për Ismet Zukaj, i dyshuar për plagosjen e dy serbëve dhe një avokati kosovar

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ismet Zukajt, i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake Sh.C., pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Paraburgimi ndaj të dyshuarit fillon nga data e arrestimit më 13 janar 2026, në ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt 2026, në ora 16:00.

Ismet Zukaj dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Rasti lidhet me plagosjen e trefishtë që ndodhi dje në Deçan, ku tre persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. I dyshuari u arrestua pak orë pas incidentit, ndërsa bëhet e ditur se ai ka pasur edhe histori të mëparshme kriminale.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në afat prej 48 orësh, përmes Gjykatës Themelore në Pejë, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

NISMA do të marrë pjesë në çdo palë zgjedhje: Do jemi në strukturat e PDK-së
Artan Nimani, NISMA, ka deklaruar se Kosova rrezikon sërish të përballet me krizë institucionale, pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk është e kënaqur as me 51 për qind të fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Nimani ka theksuar se Nisma ka vendim politik që të jetë pjesë e strukturave të PDK-së dhe se do të marrë pjesë në secilën palë të zgjedhjeve.

Ai shtoi se elektorati i Nismës dhe i PDK-së është i njëjtë dhe se, pavarësisht situatës, do të bëhen përpjekje për përafrim të qëndrimeve mes dy subjekteve.

“Prapë do të kemi krizë institucionale sepse VV;ja nuk është e kënaqur as me 51% e fituar. Nisma do të jetë pjesë e secilës palë të zgjedhjeve, ne kemi vendim politik që do të jemi pjesë e strukturave të PDK-së.Elektorati ynë dhe i PDK-së është i njëjti, sido që jetë situata ne do të bëjmë përpjeke që sërish të kemi një përafrim të qëndrimeve”, tha Nimani për GazetaBlic.

Dhimbje pa fund – u varros foshnja që humbi jetën në aksidentin në Gjermani

DHIMBJE PA FUND NË RATKOC, U VARROS FOSHNJA E FAMILJES MORINA

Sot, në fshatin Ratkoc, u bë varrimi i njërit prej binjakëve të familjes Morina, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Sipas informatave, në momentin e aksidentit në veturë ndodheshin prindërit së bashku me tre fëmijët e tyre: një fëmijë 3-vjeçar dhe binjakët 6-muajsh. Fatkeqësisht, njëri prej binjakëve, Teo, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Familjarë, të afërm dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit vogëlushit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes janë jashtë rrezikut për jetë.

Redaksia jonë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Mendim (Vllaznim) Morinës. 🕊️

Apeli ia ul dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë duke zbutur kështu dënimin ndaj Tom Dodajt, të akuzuarit për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj.

Gjykata Themelore e kishte dënuar Dodajn me pesë vite burg, ndërsa tani i është ulur denimi në 3 vite, si dhe dënim me gjobë prej tremijë (3000)€ të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në pjesët e tjera aktgjykimi mbetet i paprekur.

Ky është vendimi i Apelit:

“Pakenaqësi me qeversijen e Sami Lushtakut” Aktivisti i PDK’së në Skenderaj kalon në Vetëvendosje!

Berat Hasani i njohur në Skenderaj si aktivisti i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar një foto në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, shkruan rajoni.org.

I kontaktuar nga Rajoni.org, Hasani ka konfirmuar së ka kaluar në këtë parti dhe nga sot do të jetë aktivist i saj.

Ai për rajonin ka thënë së arsyjet e largimit janë keqmenaxhimi që po i bëhet Komunës dhe emërimi i drejtoreve të rinjë që po pritet të bëhet.

“Po, nga sot perhajr me qoftë kalimi. Arsyjet që me kanë qu në largimin nga PDK jan keqmenaxhimi që po bëhet. Shiko së kend dojnë me emëru drejtora. Trishtim”, i ka thënë Hasani portali rajoni.org.

Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve.

Nga nisja e këtij procesi dhe deri më tani, janë procesuar 39 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimet e fundit, rezultatet nuk kanë ndryshuar shumë, krahasuar me ato paraprake.

17 persona dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur

Një rasti i rëndë abuzimi seksual dhe shantazhi ndaj një të miture nga komuna e Likovës, ka tronditur opinionin në Maqedoni të Veriut.

Në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë të paktën 17 persona, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja shqiptare në Maqedoni të Veriut, Saranda Selimi, në emisionin “Kosova Today”, tha se ishte babai i të miturës ka raportuar rastin në autoritetet përkatëse.

“Policia fillimisht këtë rast e ka marrë vetëm si shantazh, por fatmirësisht me publikimin e një maratone shkrimesh nga Alsat dhe sekuestrimin e telefonave, është bërë e ditur se nuk ka të bëjë vetëm me shantazh po edhe me përdhunim, që i kanë ndodhur 16-vjeçares”, tha Selimi në Klan Kosova.

Tutje, Selimi tha se dy nga 17 të dyshuarit gjenden në paraburgim.

“Në këtë rast janë të përfshirë 17 persona, por dy prej tyre tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa për të tjerët po vazhdon hetimi. Po ashtu një familjar i të miturës është pjesë e shantazhit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, juristi Musë Damati tha se në rastet e abuzimit seksual, kërkohen shumë procedura dhe prova, që sipas tij, shpeshherë janë të lodhshme edhe për vet viktimën.

“Në precedentin penal gjyqësor, konsiderohet si ndër rastet më delikate, të cilat kërkojnë një punë më serioze më të lartë dhe më profesionale”, u shpreh Damati.

Ndërsa psikologia Atifete Syla, këtë rast e quajti monstruoz dhe shumë të rëndë.

Paga minimale, Jusuf Azemi me një paralajmërim

Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka paralajmëruar për herë të dytë kompanitë publiko-private që të zbatojnë vendimin për pagën minimale, e cila pritet të bëhet 425 euro.

Kryetari i FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se sindikata do të këmbëngulë në mënyrë të vazhdueshme në zbatimin e këtij vendimi, duke kërkuar nga kompanitë private, në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë me kohë llogaritjet e nevojshme financiare dhe t’i adresojnë kërkesat përkatëse pranë autoriteteve kontraktuese.

FSPTSPK ka ftuar kompanitë që të reagojnë me kohë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e pagës minimale, në mënyrë që të shmangen pasojat në ofrimin e shërbimeve publike.

“Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Pagat minimale të janarit pritet të ekzekutohen nga 425 euro, pas vendimit të Qeverisë Kurti të marrë në prag të fundvitit 2025.

Arrestohet një serb në veri

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq.

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit

Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.