div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-12 category-paged-12 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Martesa e Bleros me Eronitën, diferencë e madhe në moshë

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt.

Ai kurorëzoi dashurinë me martesë me blogeren Eronita Karavidaj nga Prizreni.

Martesa me Eronitën shënon një kapitull të ri në jetën personale të këngëtarit.

Blero ka plot 47-vjet jetë, duke qenë kështu diferenca plot 19-vjet pasi Eronita ka 28 vjet.

Vëllai rrah vëllain në Gjakovë

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i cili dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vdiq Mark Brnovich, ish-nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Serbi

Mark Brnovich, ish-prokuror i Përgjithshëm i Arizonës, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, bëri të ditur përfaqësuesja e familjes, Katie Conner.

Brnovich, me origjinë nga Serbia, ishte i njohur për rolin e tij gjatë hetimeve mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, shtet që rezultoi vendimtar për fitoren e Joe Bidenit dhe pengoi rizgjedhjen e Donald Trumpit. Ai shërbeu gjithashtu si gjyqtar, avokat dhe drejtor i Departamentit të Lojërave të Fatit në Arizona.

Në prill të vitit 2022, Brnovich publikoi një raport të përkohshëm ku shprehte shqetësime për disa procedura zgjedhore, por pa gjetur prova për mashtrime të mëdha, pavarësisht hetimit gjashtëmujor. Ky veprim e vuri atë në konflikt me Trumpin, i cili pretendonte se Brnovich nuk po bënte mjaftueshëm për ndjekjen penale të supozuara mashtrimeve zgjedhore.

Kur prokurorja aktuale e Arizonës, Kris Mayes, mori detyrën, konstatoi se Brnovich kishte fshehur gjetjet e hetuesve të tij, duke konfirmuar se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “zhvilluar në mënyrë të drejtë dhe të saktë”.

Brnovich ishte gjithashtu i nominuar nga Trumpi për ambasador të SHBA-së në Serbi në prill të vitit 2025, por nominimi u tërhoq në tetor pa një arsye të dhënë. SHBA-ja nuk ka ambasador në Beograd që nga janari i vitit 2025.

Burri dhe vjehrra rrahin nusen në Lipjan

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Lipjan.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga burri me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij, shkruan Reporteri.net.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer tek familja e saj.

“Lipjan 13.01.2026 – 08:11. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net

Paralajmërohen reduktime të rrymës në Kosovë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka paralajmëruar reduktime të rrymës në vend, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

“Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit”, thuhet në njoftim

KOSTT ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit, e megjithatë, “për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar”.

“Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, theksohet në njoftim./Reporteri.net

 

“Zafa” thirrje prokurorisë për shtesat: Vjedhje masive e miliona eurove

Politikani Zafir Berisha i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë lidhur me përfitimet nga shtesat për fëmijë dhe lehona nga bashkatdhetarë që s’jetojnë në Kosovë.

Berisha me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka shpërndarë një udhëzues për shtesa, ku specifikohet se të drejtë aplikimi kanë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare që kanë shtetësi dhe janë banorë rezidentë të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Prokuroria e shtetit të Kosovës duhet të lëviz, pasi është në dijeni se në fund të vitit të kaluar, ka ndodhën një vjedhje masive e miliona eurove nga taksat tona, prej disa hajdutëve që nuk jetojnë në Kosovë, të cilët duhet të dalin para organeve të drejtësis”, ka deklaruar Berisha.

“Falsifikimi dhe mashtrimi janë vepra penale që sanksionohen me ligj, prandaj duhet të mirren masa, pasi bëhet fjalë për disa hajdutë recidivistë”.

KQZ publikon rezultatet e para të rinumërimit, VV-ja e dyta

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të procesojë rezultatin nga rinumërimi i disa vendvotimeve.

Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në komunën e Deçanit dhe një në të Gjakovës.

Sipas platformës së KQZ’së, nga numërimi i deritashëm po prin AAK me 51.19%, pasuar nga VV’ja me 31.88%, LDK me 11.11% dhe PDK me 4.63%

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve, ndërsa në 28 prej tyre vetëm 10%. Ky proces pritet të zgjasë rreth dy javë, sipas KQZ’së.

Abdixhiku deklarohet për çështjen e presidentit, konfirmon votën për “këta kandidat”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për çështjen e presidentit, pas takimit që mbajti me “rrethin e ngushtë” të kësaj partie.

Abdixhiku u shpreh i bindur se për këtë pozitë do të ketë shumë kandidatë, teksa shtoi se për t’i marrë 15 votat e kësaj partie, do të nevojitet marrëveshje.

“Në qoftë se dikush dëshiron marrëveshje politike me LDK’në, me LDK’në duhet të bisedojë edhe për çështjen e Presidentit. Ne i kemi 15 vota, ato që janë, nëse dikush dëshiron t’i ketë, duhet të bisedojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kur ulet të flasë me LDK’në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interest e popullit të Kosovës, jo vetëm interest e një partie”, tha Abdixhiku.

Ai përsëriti që në krye të vendit duhet të jetë një figurë unifikuese.

“Besoj që shumë individë do të shprehin gatishmëri për një pozitë aq fisnike, por se kush e përfaqëson unitetin edhe kush e merr 80 votëshin, kjo mbetet të shihet brenda diskutimeve të partive politike”, tha Abdixhiku./Reporteri.net

Lumir Abdixhiku ofron dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje.

“Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, ju njoftoj se në konsultim kemi vendosur që të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pastaj Kuvendin e LDK-së, e kam obligim moral e politike që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së dorëheqjen”, tha Abdixhiku.

KQZ merr vendim që të rinumërohen votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga 2,557, në të cilat është zhvilluar procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim i KQZ-së erdhi pas paraqitjes së një raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Sipas këtij raporti, më 10 janar 2026, Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë. Pas këtyre evidentimeve, SKQZ ka bërë verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve apo 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Deri në përfundim të ditës së hënë, 12 janar 2026, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime.

Andaj, duke u mbështetur në këto gjetje, KQZ mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se nëse pas rinumërimit do të vërtetohen manipulimet eventuale me votat e kandidatëve, KQZ do të procedojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Sipas KQZ-së, rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.

“Këshilli për Operacione Zgjedhore ka kërkuar nga sekretariati të bëjë një verifikim të brendshëm të fletëvotimeve. Më pas me datën 12 sekretariati ka filluar të bëjë këtë verifikim, ku janë numëruar 33 vendvotime, janë verifikuar votat e kandidatëve në këto vendvotime dhe në bazë të të gjeturave ka rekomanduar tek Këshilli për Operacione Zgjedhore rinumërimin e 10 për qind të kutive të vendvotimeve në të gjithë Kosovën, kurse për 10 komuna ka rekomanduar numërimin e qind për qind të kutive në këto 10 komuna, Prizren, Ferizaj, Shtime, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Leposaviç dhe Raniullg, rinumërimi qind për qind të vendvotimeve kurse në komuna të tjera deri në 10 të vendvotimeve.  Në bazë të atij procesi të verifikimit të rezultateve ka dalë një shmangie që ka qenë shqetësuese për ne. Pra ka pasë deri 714 vota për kandidat që kanë ndryshuar gjatë verifikimit në çdo komunë të vetëm dy subjekteve, por ka pasë në disa komuna shmangie, në disa prej tyre janë normale se janë brenda kuadrit të gabimeve njerëzore, pro ka qenë shqetësuese që në disa komuna ka qenë një trend jo normal. Andaj për të siguruar transparencë dhe saktësi të procesit të numërimit që kanë ndodhur në QKN Këshilli për Operacione Zgjedhore i rekomandon KQZ-së që të miratojnë rekomandimin që në 10 komuna të bëhet rinumërimi i kutive në të gjitha vendvotimet, kurse në komuna tjera të bëhet deri në 10 për qind të kutive të numërimit”, tha Krasniqi.