div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-13 category-paged-13 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Jo drogës në Parlament” – Propozohet “narko-test” për Deputetët

Burim Ramadani i AAK-së, kërkon që deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës t’u bëhet narko-testi.

Ai thotë se kjo duhet të ndodhë posa të certifikohen rezultatet.

“Shumë e nevojshme është të bëhet Narko-Testi, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet.Sigurt që disa duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët vazhdojnë në ulëset në Parlament. #JoDROGES #Siguri”, ka konsideruar Ramadani.

Incident i rëndë në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40, autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha për Indeksonline Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ndërkohë, Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur në kopshtin “Pëllumbat e Paqes”, institucion parashkollor në Pejë, ndërsa sipas burimeve, mosha e fëmijës është rreth 7 vjeç./

Ky është i dyshuari për tentim-vrasjen e dy shtetasve serbë dhe një avokati kosovar në Deçan

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Deçan, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave, rreth orës 00:15 të datës 13.01.2026, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës nga QKMF-Deçan, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë viktimave, të cilat më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Rastit i janë përgjigjur gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, njësia e hetimeve rajonale të Pejës, si dhe Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar armën e dyshuar si mjet i përdorur në rast, si dhe tri gëzhoja të së njëjtës armë.

I dyshuari, Ismet Zukaj, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe hetimet po vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Reagon kreu i Mullistëve: Çmimi i miellit ka rënë, pse duhet shtrenjtuar buka?

Kreu i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, është shprehur kundër rritjes së çmimit të bukës nga furrtarët e vendit, me arsyetimin se nuk është shtrenjtuar as mielli. Zejnullahu madje ka deklaruar se çmimi i miellit ka rënë.

“Çmimi i miellit ka rënë, prandaj s’ka arsye që të shtrenjtohet as buka, mirëpo kjo po ndodhë”, ka potencuar Zejnullahu për Front Online.

Përndryshe, mediet online kanë raportuar sot sehumë furrëtarë në Prishtinë, duke shfrytëzuar mungesën e institucioneve të shtetit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, u ngutën sërish të rrisin çmimet e bukës dhe të pjekurinave të tjera. Në zinxhirin e furrave “Milenium Bakery” në Prishtinë, një bukë që deri në fund të vitit shitej 0.49 centë, pas Vitit të Ri ka çmimin 0.69 centë, që i bie mbi 40 për qind më shtrenjtë krahasuar me çmimin e para dhjetë ditësh, ka raportuar Buletini Ekonomik.

Plagosja e dy serbëve dhe një shqiptari, ky dyshohet të jetë motivi

GazetaDemos mëngjesin e sotëm ka raportuar ekskluzivisht për gjuajtje me armë zjarri, të cilat janë dëgjuar rreth orës 00:15, në një lokal rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan.

Nga këto të shtëna, tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, dhe dy të tjerë serbë.

GazetaDemos merr vesh se motivet e kësaj ngjarje dyshohet të jenë të momentale.

E gjithë ngjarja, sipas dëshmitarit të ngjarjes, dyshohet të ketë ndodhur për pak sekonda, teksa bëhet e ditur se i dyshuari për plagosjen e tre persona nuk kishte motive të mëhershme.

Motivi, sipas dëshmitarit, rodhi i gjithi në lokalin që të njëjti ishin prezent.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me çrast u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa tre të lënduarit janë në përkujdesin mjekësor.

Vepra është cilësuar ‘vrasje e mbetur nё tentativё’, teksa është sekuestruar edhe arma e cila dyshohet se u përdor në ngjarje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm, Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё, Nёntё (9) fishekё kal:9mm dhe Tri (3) gёzhoja”, thuhet në njoftim.

Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku është ndarë nga jeta një zyrtar i Gjykatës Themelore, mëson Gazeta Sinjali.

Viktima është Trimor Olloni, punonjës i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Sipas informacioneve, rreth orës 15:00 është pranuar njoftimi se Olloni ishte dërguar në Emergjencë, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vend kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit përkatës, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Nga raporti fillestar mjekësor dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak, megjithatë, për sqarimin e plotë të rrethanave, me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Të shtënat në Deçan – dyshohet se i plagosur mbeti edhe avokati kosovar

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në mesin edhe tyre, siç merr vesh Gazeta Sinjali ka mbetur i plagosur edhe avokati kosovar Daut Cacaj.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy pjesëtarë të nacionalitetit serb.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësorë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Plagosen dy serbë dhe një shqiptar, dërgohen me urgjencë në spital

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për tu informuar lidhur me rastin.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Deçan rreth orës 00:18 minuta.

”Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njesitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vrejtur tre përsona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy sërb”, ka thënë fillimisht Fadil Gashi për Indeksonline.

Më tutje Gashi thotë të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

Gjuajtje me armë zjarri, dyshohet për tre të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar në orët e vona mbrëmë në një lokal në Deçan, raporton GazetaDemos.

Sipas burimeve të GazetësDemos, nga përdorimi i armës, tre persona kanë mbetur të plagosur.

GazetaDemos ka kontakuar me Policinë dhe është në pritje të detajeve.

Dronë nga Serbia mbi territorin e Kosovës

Dy dronë kanë shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Sipas informacioneve që ka Paparaci, të njëjtët vijnë prej territorit të Serbisë në zonën kufitare të Muqivërcës.

Nga burime të Paparaci mësohet se dronët kanë hyrë në territorin e Kosovës rreth orës 19:30-19:45 të natës së sontme pranë fshatit Novosellë të Kamenicës.

Po ashtu, bëhet e ditur se për rreth 30 minuta, dronët kanë qëndruar statikë edhe afër stacionit policor të Breznicës.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije që është njoftuar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, të cilët kanë konfirmuar se dronët nuk u përkasin atyre.

Shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të 2025 edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Shiheni, në vazhdimësi ne kërcënohemi nga Serbia. Kohët e fundit po besoj që tashmë e dini që ka një lëvizje të paautorizuar apo shkeljes së hapësirës sonë ajrore përmes dronëve të cilët kohë pas kohe qarkullojnë apo shkelin hapësirën tonë ajrore”, kishte deklaruar ai.