div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-132 category-paged-132 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bekim Jashari reagon ndaj deklaratave që krahasojnë veprimet e Qeverisë me krimet e Millosheviqit

Bekim  Jashari ka reaguar në Facebook duke i cilësuar si të turpshme dhe të papranueshme disa deklarata të individëve dhe politikanëve të vendit, sidomos atyre që thirren si “shokë” të Kryekomandantit Adem Jashari, të cilët kanë krahasuar veprimet legjitime të Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veri me krimet e regjimit gjenocidal të Slobodan Millosheviqit.

Në reagimin e tij, Jashari thekson se krahasime të tilla nuk janë thjesht padije ose lapsus politik, por fytyrë e rëndë ndaj sakrificës së popullit shqiptar. Ai shprehet se veprimet e shtetit të Kosovës, përfshirë shuarjen e strukturave paralele ilegale dhe garantimin e funksionimit të institucioneve në çdo cep të vendit, nuk mund të krahasohen me sundimin e përgjakshëm të Serbisë mbi shqiptarët.

“Populli na njeh mirë. Ai nuk ka harruar të bëmat e secilit prej nesh: kush kemi qenë, çfarë kemi bërë dhe si jemi sjellë ndër vite, sidomos në momentet më të vështira për vendin. Historia nuk fshihet me deklarata ditore dhe as nuk rishkruhet për interesa politike,” shkruan Jashari, duke bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi kombëtare.

Ai thekson se politika duhet të jetë instrument bashkimi rreth interesave strategjike të Kosovës, dhe jo mjet për përçarje, relativizim të krimeve serbe dhe përfitime partiake. Jashari përfundon duke u bërë thirrje për lidership të përgjegjshëm, me dinjitet kombëtar, që i shërben shtetit dhe atdheut, jo interesave personale apo kalkulimeve politike afatshkurtra.

Postimi i plotë:

Vjen premtimi i madh: Një mijë euro paga…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me mësimdhënës, ku ka theksuar rolin e tyre në edukimin e brezave të rinj dhe rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të vendit.

Abdixhiku ka deklaruar se mësimdhënësit, pavarësisht sfidave, lodhjes dhe mungesës së vlerësimit institucional ndër vite, kanë vazhduar të kryejnë misionin e tyre, duke e cilësuar shkollën si hapësirën ku formohen dija, karakteri dhe e ardhmja e Kosovës.

Në këtë kuadër, ai ka prezantuar zotimet e LDK-së për sektorin e arsimit, duke përfshirë rritjen e pagës në 1000 euro për secilin mësimdhënës, ndërtimin e 80 çerdheve të reja, si dhe zbatimin e mësimit tërëditor me shujta të ngrohta, aktivitete sportive dhe qëndrim tetëorësh në shkollë.

Po ashtu, Abdixhiku ka bërë të ditur se programi i LDK-së parasheh futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore në shkolla, duke theksuar se arsimi është prioritet i partisë dhe se modeli i zbatuar në Prishtinë synohet të shtrihet në të gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Për mësimdhënësit dhe mësimin.

Takuam mësimdhënësit. Ata që mbajnë mbi supe barrën më të rëndë të këtij vendi: edukimin e brezave të rinj. Ata që, edhe kur janë nënvlerësuar, të lodhur e shpesh të lënë pas dore nga politika, nuk e kanë lëshuar kurrë misionin e tyre. Sepse shkolla nuk është thjesht një ndërtesë, por vendi ku formohet karakteri, dija dhe e ardhmja e Kosovës.

Prandaj, zotimet tona për arsimin janë të qarta dhe të panegociueshme.

💶 Pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës, si respekt real për profesionin dhe dinjitetin e tyre.

🏫 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja, që fëmijët të kenë fillimin e duhur dhe prindërit mbështetjen që u mungon sot.

🏛️ Mësimin tërëditor, për shkollë më cilësore, për barazi më të madhe dhe për zhvillim të plotë të nxënësve. Shujta të ngrohta; sport e 8 orë në shkollë.

🤖 Dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë në shkolla, sepse Kosova nuk duhet të përgatitet për të djeshmen, por për botën e së nesërmes.
Arsimi është themeli.

Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë.

LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën. 🇽🇰

 

Kurti jep lajmin: Ndan nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Postimi i Albin Kurtit: 

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!

“Vetëm gjykata vendos” – Kryeziu kundër Policisë për konfiskimin e patentave të shoferëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu (103), ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me konfiskimin e patentave të shoferëve nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Kryeziut, organi i vetëm kompetent për pezullimin e patentës së shoferit është gjykata, duke u bazuar, siç thotë ai, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Imazhi.

“Për ju shoferë që iu është konfiskuar patenta nga policia dhe Ministria e Xhelal Sveçlës, ju njoftoj se organi kompetent dhe i vetëm për pezullimin e patentës është gjykata”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shton se, sipas tij, ministria nuk ka të drejtë ta marrë patentën e shoferëve, pasi ajo është lëshuar nga shteti dhe vetëm gjykata mund të vendosë për heqjen apo pezullimin e saj.

Kryeziu ka paralajmëruar se, nëse PDK vjen në pushtet, do të ndërmerren veprime për kthimin e patentave të shoferëve, ndërsa në të ardhmen vendimet për ndalim të drejtimit do t’i takojnë vetëm gjykatës.

“Sapo të vijmë në pushtet, patentat e shoferëve do t’ua kthejmë, ndërsa gjykata do të vendosë pastaj se kujt do t’ia marrë”, ka theksuar ai.

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër

Cyrihu është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një akti të dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Buchs, në kantonin e Cyrihut.

Sipas mediave zvicerane dhe njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, autoritetet kanë ndërhyrë pas marrjes së një alarmi dhe kanë gjetur viktimën pa shenja jete.

Në vendngjarje janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në rast: një grua 48-vjeçare dhe dy burra të moshave 27 dhe 51 vjeç, të gjithë shtetas zviceranë.

Policia ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim, ndërsa motivi i krimit dhe rrethanat e sakta ende nuk janë bërë publike. Prokuroria kantonale ka marrë përsipër rastin dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacione zyrtare.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë siguruar se po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.

Sa % do t’i marrë Vetëvendosje sipas Kurtit

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur optimist për një fitore të madhe të Vetëvendosjes.

“Zgjedhjet e kaluara kishim mbi 42%, tani synojmë mbi 50%”, ka thënë Kurti.

Qeveria shpërndan 100 eurot e shumë përfolura

Katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar subvencionet prej 100 euro për grupin e dytë të studentëve.

Paparaci merr vesh se studentët kanë pranuar në llogaritë e tyre shumën prej 100 eurove.

Grupi i parë i studentëve u subvencionuan tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur më 9 nëntor.

Atëkohë, studentët u njoftuan përmes një mesazhi në numrat e tyre të telefonit për alokimin e mjeteve.

“Të dashur studentë, më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do ta kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës”, thuhej në mesazhin telefonik.

Vendimi për subvencionimin me nga 100 euro për studentët ishte marr në tetor të këtij viti, ku ishte njoftuar se përfitues janë mbi 40 mijë studentë.

Veteranja e UÇK-së mesazh Albin Kurtit: Ai e kaIIi Kuvendin për pushtet, unë e kaIIi nëse më prek në vlera të luftës

18 vjeçarja e UÇK-së, Ramize Sinanaj Shala ishte mysafirja e radhës e emisionit “N’Demos”.

Ish-ushtarja pati edhe një mesazh për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

” Ai e kaIIi Kuvendin për pushtet, unë e kaIIi nëse më prek në vlera të luftës”, deklaroi Sinanaj-Shala ndër tjerash.

 

Arrestohet 73-vjeçari në Llapushnik të Drenasit, zbulohet arsyeja

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Pas një fjalosjeje në trafik e goditi në kokë dhe i shkaktoi vdekjen, i akuzuari dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj Dionis Gashit, duke e dënuar me burgim me kohëzgjatje me 5 vjet e 6 muaj për “Lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen”.

Sipas gjykatësit Adnan Kamberi të akuzuarit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Të njëjtit, me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 maj 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dionis Gashi akuzohej se më 12 dhjetor 2024, në kryqëzimin e rrugës “Dardania” me rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë-Kosovë, pas një fjalosjeje në trafik në mes të tij dhe tani të ndjerit R.K., ka ardhë deri te goditja nga ana e të pandehurit në drejtim të të ndjerit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, tani i ndjeri del nga vetura e tij dhe shkon në drejtim të veturës ku ishte Dionis Gashi, ku edhe ky del nga vetura dhe në fjalosje e sipër e godet të ndjerin me grusht në kokë dhe nga goditja tani i ndjeri R.K., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet ngavendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, tani i ndjeri për shkak të goditjes kërkon tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë, të cilin me ndihmë të shpejtë e kanë transportuar në QKUK dhe nga aty në Qendrën Intensive për tretman të mëtutjeshëm. Si pasojë e lëndimeve R.K., më 22 dhjetor 2024, ka ndërruar jetë.

Me këtë, Dionis Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi rëndë trupor ma pasoja vdekjen” nga neni 186, par.5 lidhur me par. 1 të Kodit Penal.