div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Më goditi me shuplakë, pastaj nisi të më kërcënojë” – prishtinasi denoncon bashkëshorten për dhunë në familje

Një 30-vjeçar nga Prishtina ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje dhe kërcënime të vazhdueshme, pas një konflikti që fillimisht ishte trajtuar vetëm si shënim zyrtar, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti i parë ishte raportuar më 22 prill 2026 në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë.

Sipas informatave, A. D rreth 30 vjeç kishte deklaruar se gjatë një mosmarrëveshjeje në banesën ku jetonte me bashkëshorten e tij, M. K rreth 31 vjeç, ajo e kishte ofenduar dhe goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se në atë kohë ai nuk kishte shprehur dëshirë për ndjekje penale.

Edhe e dyshuara kishte pranuar para Policisë se gjatë debatit e kishte goditur bashkëshortin me shuplakë.

Sinjali mëson se pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, rasti fillimisht ishte trajtuar vetëm si shënim zyrtar.

Por më 9 maj, ankuesi është paraqitur sërish në Polici, duke deklaruar se që nga incidenti i parë kishte qenë vazhdimisht i kanosur për jetë nga bashkëshortja.

Më 10 maj është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar kërcënimet dhe ka deklaruar se nuk kishte pasur kontakt me ankuesin.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt si “Dhunë në familje”.

Detaje: Sekretari i përgjithshëm i AAK-së në Deçan humbi jetën tragjikisht

Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj ka vdekur pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan.

Sipas policisë, drejtuesi kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës, raporton Klankosova.tv.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës, por fatkeqësisht aty ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 01:40, policia është informuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan të Deçanit. Në këtë vetaksident ishte e përfshirё një veturë me targa vendore. Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës humb kontrollin mbi veturën dhe nbie nё njё kanal nё skaj tё rrugës”, njofton policia.

“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirëpo aty ka ndёrruar jetё. Vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”.

Ndërron jetë në moshë të re sekretari i përgjithshëm i AAK-së

Ka vdekur në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook.

“Sa e randë me u zgju me një lajm të tillë të rëndë. Na tronditi lajmi për ikjen tande të hershme, Rifat. Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rifatin!”, ka shkruar ajo.

 

Sot varrosen dy vëllezërit që vdiqën brenda ditës në Pejë

Sot varrosen dy vëllezërit e familjes Maloku në Pejë, të cilët vdiqën brenda një dite.

Rasti i rëndë ndodhi të dielën që e lamë pas, ndërsa të dy do të varrosen sot në varrezat e qytetit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Xhamia e Kuqe në Pejë.

“Allahu ju mëshiroftë. Allahu xh.sh ju lehtësoftë dhimbjen familjes e na bashkoftë atje ku s’ka me ndarje. Te Zotit jemi e tek Ai do te kthehemi… “, thuhet në njoftimin e xhamisë

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit

Ka ndërruar jetë drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarët e komunës së Deçanit.

Rifat Stojkaj do të kujtohet si një zyrtar i përkushtuar dhe punëtor, i cili dha kontribut të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunë.

Për kohën e varrimit dhe ceremoninë mortore, familja pritet të njoftojë më vonë.